Dega e PD, në Britani vijon takimet me shqiptarët dhe ringritjen e fuqishme  

naim

Të pranishmit në takimin e zonës Barnet për ngritjen e grupseksionit në këtë zonë të North London shprehën shqetësimin madhor për degradimin tërësor të situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe numrin e madh të shqiptarëve që largohen përditë nga atdheu, si rezultat i kolapsit total në të cilin e ka futur vendin “RILINDJA” socialiste e kryeministrit Edi Rama

 

Dega e Partisë Demokratike në Britani vijon takimet për ngritjen dhe funksionimin e plotë të strukturave të saj në të gjitha zonat e Londrës dhe në qytetet kryesore Britanike. Kryetari i Degës se PD në Britani Naim Hasani për gazetën thotë se: -“Në vazhdim të punës së bërë deri tani, sot zhvilluam një takim të rëndësishëm më demokratë dhe demokrate të zonës së Barnet për ngritjen e grupseksionit në këtë zonë të North London. Gjatë bashkëbisedimit të përzemërt dhe me përgjegjësi qytetare dhe patriotike, ata shtruan një numër çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit shqiptar të vendosur në këtë zonë kryesore të Londrës dhe në Britani. Të pranishmit shprehen shqetësimin madhor për degradimin tërësor të situatës politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe numrin e madh të shqiptarëve që largohen përditë nga atdheu, si rezultat i kolapsit total në të cilin e ka futur vendin “RILINDJA” socialiste e kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera demokratët theksuan me forcë kërkesën e përsëritur vazhdimisht nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kryetari i saj z.Lulzim Basha, për mundësimin e votimit elektronik të emigrantëve shqiptarë në Britani dhe gjithë Europen ku janë vendosur pas viteve 90 dhe pjesëmarrjen direkte në politikëberje dhe ligjvënie në Shqipëri, si aksionerë të drejtpërdrejtë të fateve të kombit tonë”.  Në fund të takimit u ra dakord që në mbledhjen më të afërt, brenda muajit Prill, të mbahet një mbledhje tjetër e zgjeruar për ngritjen e kryesisë dhe zgjedhjes Kryetarit/Kryetares së grupseksionit ne Barnet, North London.  Zoti Hasani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim dhe në veçanti anëtaren e kryesisë së degës së PD në Britani znj. Anila Skeja dhe po ashtu përfaqësuesit e biznesit z.Ylli Alla dhe Vladimir Kojku për kontributin e tyre të veçantë për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij takimi shumë të rëndësishëm.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>