Deklarata e gazetarit Misha Glenny: “Serbia duhet ta njohë Kosovën”

Krimi i organizuar në Ballkan ende funksionon edhe pse disa nga grupet kriminale me ndikim janë shpërndarë.“Kjo ishte një periudhë kur Kroacia dhe Serbia filluan bashkëpunimin dhe u përpoqën të prishin rrjetet kriminale, por klima politike rikthimi në vitet e fundit dhe niveli i mosbesimit është rritur mes Zagrebit dhe Beogradit, kur është fjala për çështjet e luftës kundër krimit. Kjo vazhdon të jetë një mundësi për organizatat kriminale”, ka thënë për ‘Blic’, gazetari anglez, Misha Glenny, i cili është i njohur edhe me situatën në Ballkan dhe një ekspert mbi krimin e organizuar.Sa i përket çështjes së Kosovës, ai ka thënë se BE-ja e trajton si vend të veçantë, transmeton lajmi.net.“ Respektimin e të drejtave të njeriut në mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës duhet ta zgjidhin përfaqësuesit e zgjedhur nga BE-ja në Kosovë sepse pozita dominuese në BE (Gjermania, Franca) e trajton Kosovën si shtet të veçantë. Në këtë kuptim ajo që ndodh në Kosovë nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në pozicioni e BE-së ndaj Serbisë. Megjithatë, është krejtësisht e qartë se Gjermania me mbështetjen e shumicës në BE ka vendosur që Serbia duhet të bie dakord për njohje ndaj Kosovës si shtet i pavarur para se ta pranoj në BE”, është shprehur Glenn.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>