Deklarata: “Vettingu do kalojë pas rrëzimit të qeverisë së bandave dhe garantimit të zgjedhjeve të lira”

zgjedhje-te-lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi nga çadra e protestës deklaratat e kryeministrit Rama për vettingun. Për Bashën është absurde të mendosh që një Kryeministër që kriminalizoi deri në palcë Kuvendin e Shqipërisë, të jetë i interesuar për gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm. Basha: Kanë shpikur vettingun, vettingun e doka më shumë Edi Rama, e doka më shumë Saimir Tahiri, Erjon Veliaj se qytetarët shqiptarë. E do njeriu që solli në parlament Arben Ndokën, Armando Prengën, Mark Frrokun, tre kriminelë me damkë që u detyrua ti lëshonte njëri pas tjetrit nga presioni popullor, por asnjërin prej tyre nuk e lëshoi në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. A ka njeri që e beson se Edi Rama që kriminalizoi deri në palcë Kuvendin e Shqipërisë, që emëroi banditët kryetarë bashkish, që emëroi Eskobarin e Ballkanit drejtor të transportit për jugun e Shqipërisë dhe e mbrojti deri në fund, është i interesuar për gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm? Basha tha se vetting do të ketë vetëm pas krijimit të qeverisë teknike. Basha: Po do të ketë vetting, vettingu do kalojë një ditë pas rrëzimit të republikës së vjetër një ditë pas rrëzimit të qeverisë së bandave dhe Kryeministrit të bandave dhe një qeverie që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shefi i opozitës atakoi edhe nismën e ndërmarrë nga shoqëria civile për mbledhjen e firmave për vettingun. Ai tha se këto shoqata paguhen me miliona që të shërbejnë si fasadë për këtë pushtet të korruptuar e të lidhur me krimin. Basha: Disa shoqata janë thirrur për ti dhënë një dorë ndihmë, për ti dhënë fijen e kashtës të mbyturit nga vala popullore e zemërimit, qëndresës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto shoqata nuk mbrojnë interesin e shqiptarëve, këto shoqata nuk mbrojnë interesin publik, këto të ashtuquajtura OJF apo OJQ shohin vetëm interesin e tyre. Ku ishin këto shoqata kur krimi ngrihej në pushtet, a keni dëgjuar ndonjë prej tyre të ngrejë zërin për kriminelët në politikë? Ku ishin këto shoqata kur Shqipëria u mbulua me drogë nga jugu në veri? Keni dëgjuar ndonjërën prej tyre të ngrejë zërin? Ku ishin këto shoqata kur shqiptarët u dhunuan, zgjedhjet e tyre u manipuluan, u blenë dhe shkatërruan nga krimi dhe droga e lidhur me pushtetin? Këto shoqata nuk mbrojnë interesat e shqiptarëve por vetëm interesat dhe xhepat e tyre. Paguhen me miliona nga paratë e donatorëve dhe taksapaguesve shqiptarë me një qëllim, që të shërbejnë si fasadë për këtë pushtet të korruptuar e të lidhur me krimin. Duke garantuar vijimësinë e qëndresës, Basha drejtoi një apel. Basha: Sot u bëj thirrje të heqin dorë nga fasada, bashkëpunimi me krimin. Nuk pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama, qeveria e bandave, nga republika e vjetër që është nisur në rrugën pa kthim drejt varrosjes. Vettingu do të vazhdojë si e kemi përcaktuar me 22 korrik, jo si e do Rama, Tahiri dhe Veliaj për tu mbrojtur, por vetting të vërtetë si e duan qytetarët shqiptarë. Nuk ka vend për mosnjohje të problemit. Ata që duan vettingun janë me opozitën për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pastaj vetting sipas Kushtetutës. Ata që nuk e bëjnë këtë zgjedhje kanë vendosur në krahun e krimit, korrupsionit dhe republikës së vjetër dhe i pret i njëjti fat. Natë për natë, ditë për ditë Rama ik! Dy vajza nga Fieri që morën pjesë në protestën e 18 shkurtit janë sulmuar nga një person i paidentifikuar. Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha”. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët nga çadra e opozitës, Basha i dha një ultimatum policisë deri në orën 24:00 që të arrestojë autorin që kasulmuar dy 29-vjeçaret nga Fieri ose në të kundërt do të përballen me pasojat. Sipas kreut të demokratëve, autori është emër i njohur për policinë. “Bandat e lidhura nga pushteti dje sulmuan në Fier dy vajza të reja vetëm sepse ishin në protestën e 18 Shkurtit. Keni afat deri në orën 24:00 për arrestimin e autorit që është publikisht i njohur për ju. Arrestojeni ose merrni parasysh pasojat. Bandat dhe banditët e kurdisur dhe të paguar nga qeveria e krimit që të godasin qytetarët vetëm e vetëm për bindjet e tyre politike. Ky është fundi i republikës së krimit”, u shpreh Basha nga çadra e opozitës. Kryetari i opozitës vazhdoi me akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se janë pikërisht ata që kanë futur kriminelët në Parlament dhe nuk po arrestojnë trafikantët. “Falenderoj të gjithë intelektualët që na janë bashkuar në Sheshin e Lirisë në këto ditë të qëndresës për zgjedhje të lira dhe janë angazhuar për fatet e vendit të tyre, për fatet e qytetarëve. Kur Republika e krimit ka ndërtuar mekanizma për të shtypur qytetarët e lirë dhe kur prokuroria dhe gjykatat nuk dënojnë dot autorët do të thotë se kemi një tirani të krimit. Kam një thirrje për policinë e Fierit të arrestojë autorin që është i njohur nga ju, ose merrni përsipër pasojat e mosveprimit.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>