Deklarata/Ambasadori britanik: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira

ambasadori-britanik

Ambasadori Britanik Duncan Norman foli dje para mediave në Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro britanike pas Breksit. Ambasadori Norman tha që ky është një moment kritik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqendrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t’u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”, tha ambasadori britanik Norman. Në fjalën e tij Ambasadori tha që gjysma e tregut të kokainës në Britani kontrollohet nga shqiptarët. “Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i rëndësishëm për ne dhe siç e ka thënë kryeministrja, Britania e Madhe do të jetë mikpritësja e samitit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, si pjesë e procesit të Berlinit. Britania do të angazhojë më shumë burime për rajonin, më shumë para, kohë dhe diplomatë dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë. Shqipëria ka një rëndësi për Britaninë e Madhe, dhe kjo edhe arsye negative. Shqiptarët kontrollojnë 50 % të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe si dhe janë shumë të përfshirë në trafikimin e drogave të tjera gjithashtu. Shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha të të burgosurve në burgjet e Britanisë si dhe shqiptarët janë një nga grupet më të mëdha që hyjnë ilegalisht në Britani. Shqiptarët tentojnë që të bëjnë gjerat mirë dhe një nga këto gjera është edhe krimi”.

Zyrtari i BE: Pa luftë kundër krimit e korrupsionit s’ka anëtarësim në BE/“Për aq kohë sa Shqipëria nuk përparon në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, anëtarësimi në Bashkimin Evropian do te jete i pamundur”. Kështu është shprehur nga Shkodra Ionut Sibian, anëtar i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian. Ai shkoi me tej kur deklaroi se legalizimi i kanabisit në Shqipëri dhe taksimi me pas i tij do të sillte një rritje të buxhetit të shtetit, nisur dhe nga shembulli i vendeve të tjera anëtare të BE. “Pa luftë dhe punë serioze ne sistemin e drejtësisë dhe në fushën e antikorrupsionit, opinioni im personal është që Shqipëria nuk mund te këtë hapje negociatash, pasi nuk mund te pretendohet se ka mekanizma antikorrupsioni dhe nuk ka te dënuar ne këtë fushe. Ne rast se kjo përbën problem, atëherë duhet të ndiqet edhe shembulli i vendeve te ndryshme siç mund te jene Holanda apo Kalifornia të cilat e kane legalizuar dhe me pas e kane taksuar atë”, deklaroi ai. Sibian ishte i pranishëm ne ambientet e gjimnazit “Jordan Misja” për të përgatitur nxënësit e kësaj shkolle për asamblenë e të rinjve Evropian, i cili zhvillohet në Bruksel, në datat 30-31 mars 2017.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>