Deklarata/Basha-Ramës: Të rikthejmë sistemin mazhoritar, vetëm 100 deputetë në Parlament

luli

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se maxhoranca po tenton të emërojë opozitën siç bëri dhe Ramiz Alia. Nga Çadra e Protestës, kreu demokrat theksoi se nuk tërhiqet nga beteja për zgjedhje të lira, ndryshe vendi do i dorëzohej krimit dhe drogës. Duke pranuar gabimin e PD-së me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kreu Basha i propozoi Edi Ramës rikthimin në sistemin mazhoritar, kur Shqipëria ishte e ndarë në 100 zona elektorale, gjë që sipas kreut demokrat do të rritej llogaridhënia e deputetëve përballë elektoratit të tyre

Deklarata/Asnjë pazar kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme, ajo që nisi me 18 shkurt është më e madhe se PD e interesat partiake

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se maxhoranca po tenton të emërojë opozitën siç bëri dhe Ramiz Alia. Nga Çadra e Protestës, kreu demokrat theksoi se nuk tërhiqet nga beteja për zgjedhje të lira, ndryshe vendi do i dorëzohej krimit dhe drogës. Duke pranuar gabimin e PD-së me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kreu Basha i propozoi Edi Ramës rikthimin në sistemin mazhoritar, kur Shqipëria ishte e ndarë në 100 zona elektorale. Nga protesta përballë kryeministrisë, Basha tha se rikthimi në mazhoritar do të rriste llogaridhënien e deputetëve përballë elektoratit të tyre. Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij akuzoi Edi Rama dhe Ilir Metën se e kthyen në pazar zgjedhjen e presidentit. Basha theksoi se fondi prej 35 milionë dollarë për rrugën e Elbasanit ishte pazari i Ramës për ta bindur Metën të bëhet President. “Kjo lëvizje popullore, ky bashkim i madh qytetar ka një qëllim madhor, të zëvendësojë kupolën politike që ekziston vetëm për interesat dhe pasurinë e vet me një qeveri të kontrolluar nga qytetarët shqiptarë. Ky është qëllimi i këtij bashkimi të madh popullor. Mos harroni, në republikën e vjetër gjithçka ekziston vetëm për pushtetin dhe pasurinë e një grushti njerëzish. Republika e vjetër dhe kasta që qëndron pas saj, kanë miliarda euro në këtë lojë, kanë miliardat e buxhetit të shtetit, kanë naftën dhe mineralet e Shqipërisë, kanë bregdetin e Shqipërisë, kanë lejet e ndërtimit, kanë paratë e drogës dhe nëse kjo republikë e vjetër shembet dhe një e re lind nga vullneti qytetar për mirëqenien qytetare, kupola kriminale e republikës së vjetër humbet gjithçka. Ata e dinë këtë, ndaj po përpiqen me çdo kusht ta mbrojnë republikën e vjetër. Ta mbrojnë duke kompromentuar kauzën qytetare, duke i ofruar pazare të pista politike opozitës, për të kompromentuar kauzën qytetare në mënyrë që edhe opozita të bëhet pjesë e pazarit të peshkut që është qelbur nga koka të marrë pjesën e vet, aq sa i takon, nga një copë bishti këtu, nga një brinjë aty dhe të harrojë kauzën qytetare për të cilën jemi ngritur në këmbë tash 74 ditë. Rruga tjetër është rruga e kërcënimit se 27 vite pas shpalljes së pluralizmit, këta do të na shkojnë në zgjedhje me një subjekt zgjedhor, me koalicionin e turpit, drogës, krimit dhe hajdutërisë të zgjedhjeve të 2015-ës. Është i njëjti koalicion, 17 parti të të njëjtit koalicion, mungojnë disa që s’e kapën dot trenin, s’e kapën dot kazanin e korrupsionit, se u mbyll dera, ata mungojnë, ata i kanë lënë jashtë të kruajnë ndonjë gotë, të hanë ndonjë kothere, të tjerët janë në një koalicion, një subjekt zgjedhor që janë ndarë gjoja në 17 copa për t’i marrë mendjen qytetarëve shqiptarë, gjoja për të treguar se ka pluralizëm. Pluralizëm nuk ka, është monizëm, është një koalicion, një subjekt zgjedhor i cili dëshiron të shkojë në votime, por jo në zgjedhje dhe që do ta ketë totalisht të pamundur t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar’, tha Basha. Më tej, kreu i PD-së theksoi se kjo protestë popullore po shpërndahet anembanë vendit, gjë që vërteton se kauza për zgjedhje të lira e të ndershme është më se e drejtë. “ E vërteta e cila ka lindur nga kjo protestë qytetare, sot është shpërndarë e po shpërndahet anembanë Shqipërisë, anembanë botës së qytetëruar. E vërteta është se ne nuk jemi këtu për të luftuar për karriget tona, nuk jemi këtu për të ndarë privilegjet e pushtetit dhe thelat e republikës së vjetër. E vërteta është se ne jemi këtu me një mision të madh kombëtar, popullor, qytetar dhe demokratik. Ne kërkojmë vetëm një gjë, ne kërkojmë të drejtën e çdo qytetari dhe çdo qytetareje për të vendosur me votë të lirë, i pakërcënuar, i pa blerë, i pa shitur. Ne kërkojmë të lidhim përgjithmonë fatet e politikës dhe politikanëve, me fatin e qytetarëve shqiptarë. Kjo është Republika e Re e cila në projektin e saj kryesor, ka transferimin e pushtetit nga partitë tek qytetari”, tha Basha. Kush më kërkon mua, shqiptar apo i huaj, pazar me Edi Ramën, për hir të stabilitetit pa demokraci, duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur me 18 shkurt, është më e madhe se Partia Demokratike, është më e madhe se opozita, patjetër, është më e madhe se Lulzim Basha, e madhe sa Shqipëria dhe shqiptarët. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje në kauzën dhe betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka dhe nuk do të ketë kthim në kohën e republikës së vjetër, ku populli është vetëm alibia e demokracisë fasadë, parlamentit fasadë dhe qeverisë fasadë. O do të kthejmë qeverinë e vërtetë, parlamentin e vërtetë, që i përgjigjet qytetarëve, ose do të vazhdojmë betejën deri në fitore. Sepse, ne e dimë se çfarë do të ndodhë po të bëhemi pjesë e këtij pazari të qelbur”, u shpreh Basha.

Basha-Ramës:Të rikthejmë sistemin mazhoritar, në Republikën e Re do të mjaftonin 100 deputetë/Duke pranuar gabimin e PD-së me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, kreu Basha i propozoi Edi Ramës rikthimin në sistemin mazhoritar, kur Shqipëria ishte e ndarë në 100 zona elektorale. Nga protesta përballë kryeministrisë, Basha tha se rikthimi në mazhoritar do të rriste llogaridhënien e deputetëve përballë elektoratit të tyre.Në Republikën e Re, ku nuk ka nevojë për 140 deputetë, nga të cilët 120-ve nuk u dëgjohet zëri asnjë ditë, për katër vjet. Në Republikën e Re, ku do të mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do të jetë në zonën e vet elektorale, tek qytetarët dhe qytetaret për t’u përgjigjur vetëm para atyre. Harroje zonën, harroni qytetarët dhe shikoni kur të vijnë zgjedhjet se ç’punojnë qytetarët me votë, nuk ka kryetar partie të të shpëtojë. Ky është mekanizmi që do të rikthejë lidhjen e vetme që siguron demokracinë. Deputeti do ta ketë të lidhur fatin me qytetarët dhe vetëm me qytetarët. Kështu, do të shmangim këtë skenar të zymtë, ku kemi një parlament fasadë. Ai vetëm parlament nuk është. Është noter i kryeministrit. Demokracia funksionon në bazë të disa parimeve dhe normave themelore. Njëra prej të cilave është kontrolli dhe balanca e pushteteve. Qeveria kontrollohet nga parlamenti. Në Shqipëri parlamenti zotërohet, sundohet dhe pushtohet nga qeveria. Sepse, fatet e parlamentarëve, janë në dorën e kryeministrit, nuk janë në dorën e qytetarëve, prandaj përpara se të mendojnë për qytetarët, ata mendojnë se si të gëzojnë kryeministrin. Gëzohet kryeministri, gëzohet deputeti, mërzitet kryeministri, mërzitet deputeti. Po populli ku është? Ku është uji për Shushicën?”

Denoncimi/ Pazari i Presidentit kushtoi 35 milionë euro/Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij akuzoi Edi Rama dhe Ilir Metën se e kthyen në pazar zgjedhjen e presidentit. Basha theksoi se fondi prej 35 milionë dollarë për rrugën e Elbasanit ishte pazari i Ramës për ta bindur Metën të bëhet President. “35 milionë dollarë për rrëshqitjen e rrugës së Elbasanit është çmimi që pagoi Edi Rama për t’i mbyllur gojën Ilir Metës, që zotohej që s’do kishte zgjedhje pa opozitën. 35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në karrigen e Presidentit dhe për t’i mbyllur gojën. Ky është pazari. Kjo është republika e vjetër. Ky është komploti ekonomik që i lë banorët e Shushicës pa ujë, kur derrat e pushtetit pinë verën më të shtrenjtë në vend duke bërë pazare në kurriz të demokracisë. Po normal, normal, kjo është republika e vjetër, ulen dy veta pinë verë të shtrenjtë dhe nga kjo na del Presidenti i Republikës. Por kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është republika e të djathtëve. Nuk është republika e të majtëve. Kjo nuk është republika e gegëve, toskëve apo Shqipërisë qendrore. Kjo është republika e vjetër e krimit, korrupsionit, drogës dhe derrave oligarkë që majmen me paratë e popullit shqiptar. Kjo republikë e vjetër shikoni se ç’ka në lojë, shikoni se sa miliona luajnë dhe që pjesa tjetër, është teatër kukullash. Gjithë pjesa tjetër është teatër kukullash, si e si të vazhdojë Edi Rama në pushtet me çdo kusht, si e si Ilir Meta të vazhdojë të ruajë privilegjet me çdo kusht. Kjo është loja, të tjerat janë të gjitha teatër kukullash për t’i marrë mendjen popullit, për të gënjyer partnerët tanë ndërkombëtarë se, këtu me të vërtetë ka demokraci, ka lëvizje, ka dinamikë. E gjitha është një gënjeshtër e madhe, që luhet mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e shqiptarëve që janë sot më të varfër se katër vite me parë, më të papunë se katër vite më pare, dhe më të pa shpresë se katër vite më parë”.

Në Republikën e Re gazetarët do të kenë status, si prokurorët dhe gjyqtarët/ Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha deklaroi se në programin e Republikës së Re do të ketë më shumë mbrojtje për gazetarët. Nga Çadra e Lirisë, ku protestuesit qëndrojnë pranë Kryeministrisë prej 74 ditësh, Basha është shprehur se gazetarët do të kenë status, si gjyqtarët dhe prokurorët. Basha tha se me këtë synon një media të lirë dhe gazetarë të pavarur në opinionet e tyre. Sipas krye demokratit, gazetarët ‘Në Republikën e Re do të gëzojnë mbrojtje dhe nuk do të penalizohen për mendimet ndryshe.’ “Një premtim gazetarëve, republika e re do t’ju çlirojë totalisht nga vargonjtë e krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë që ju shtyp në punën tuaj të përditshme, pozicioni dhe statusi i gazetarit dhe çdo përfaqësuesi të medias do jetë aq i shenjtë sa statusi i gjyqtarit dhje prokurorit e deputetit dhe kushdo që guxon t’ju cenojë do përballet me sanksionet më të rënda penale”, tha Basha.

 

 

 

1 Koment

  1. atdhe

    03/05/2017 at 17:13

    Do ta quaja protesta e LIRISE.SEPSE EDHE MBAS 1 CEREK SHEKULLI POPULLIT SHQIPTAR I ESHTE MOHUAR LIRIA.DHE KJO ESHTE FATKEQESI KOMBETARE SEPSE MUNGESA E LIRISE DHE E VOTES SE LIRE MBART NE VETVETE TE GJITHA TE KEQIAT DHE PENGON ZHVILLIMIN DEMOKRATIK TE NJE KOMBI.PRETENDIMET SE JANE BERE PERMIRESIME NE RRUGEN EU JANE VETEM MASHTRIME SEPSE PERSA QE KALUAN 4 -VITE THE DYERT JANE TE MBYLLURA E FAKTON QART SE PAAFTESIA E QEVERISE DHE JO E POPULLIT ESHTE PENGESA KRYESORE.SIPASOJE KETE PAAFTESI E PAGUAN POPULLI QOFTE DEMOKRAT APO SOCIALISTE,ASHTU SI DHE NE KOHEN E KOMUNIZMIT ME PROPAGANDEN E SYSTEMIT TE SHUMICES DHE PRIVILEGJIT TE QENIT KOMUNISTE E VUAJTEN TE GJITHE SI KOMUNISTET E NDERSHEM DHE INJORANT DHE GJITHE KOMBI SHQIPTARE.I VETMI NDRYSHIM ISHTE SE NJE KOMUNIST I SHTYPUR SHTYPTE DISA TE SHTYPUR.DHE SOT KJO IDOLOGJI PO HEDH RRENJE PERSERI PRANDAJ KESAJ TE KEQE TE GJITHE SHQIPTARET DUHET TE BASHKOHEN DHE TI THONE NDAL SA NUK ESHTE VONE.PO TE SHIKOSH DHE ATA QE SOT QUHEN MODERATOR DHE TE PAVARUR SKANE LIRI APO AFTESI QE TE THONE OPINIONIN E TYRE POR MJAFTOHEN ME DISA INTERVISTA SIKUR BEHET MUHABET NE KAFENE.SHTYPI I LIRE DO ISHTE I PARI QE DO TE VINTE PARE PERGJEGJESISE DHE ME FAKTE CDO DEPUTET APO QEVERITAR NE PUSHTETIN LOKAL APO QENDROR QE PREMTIMET NUK I MBAJNE ,POR FATKEQESISHT SPO NDODH.PRIVILEGJ QUHET SOT TE KESH 1 PUNE NE SHTET KUR DUHEJ
    TE ISHTE E KUNDERTA QE INDIVIDI TE ISHTE I LIRE.SEPSE DUKE KERKUAR NJE VEND PUNE NE ADMINISTRATEN E KORRUPTUAR TE ESHTE MOHUAR DINJITETI .TE ESHTE KERKUAR DICKA PADREJTESISHT NDERI APO PARA NENTAVOLINE.KUR SHET VOTEN KE SHITUR DINJITETIN.DHE PO VAZHDOI NE KETE MENYRE KY VIRUSE DO TE KAPI GJITHE KOMBIN SHQIPTAR DHE VECANRISHT BREZIN E RI DHE ATHERE DO JETE SHUME VONE.KY ESHTE NJE ALARME PER TE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM VECANRISHT PER GAZETARET APO MIDIAT ,NUK ESHTE VETEM PUNA E PARTISE DEMOKRATIKE APO OPOZITES ESHTE DETYRE E GJITH KOMBIT.ATDHEU- KOMBI YNE SOT KA NEVOJE ME SHUME SE KURRE TI THOT NDAL KESAJ TE KEQE QE E KA ZENE.KJO SEMUNDJE DO TE ZHDUKET VETEM ME KONTRIBUTIN ATHETAR TE CDO INDIVIDI QE E DO VENDIN E TIJE ME SHUME SE CDO GJE TJETER DHE NUK MUNDET TE BEHET NGA ATA QE VENE PARTINE PARA INTERESIT KOMBETAR.NE QOFTE SE PJESMARRJA NE VOTIME ESHTE ME PAK SE 90% TREGON SE QYTETARET OSE JANE MANIPOLUAR OSE JANE INTIMIDUAR NGA ATA QE NUK DUAN NJE DEMOKRACI TE VERTET POR NJE DEMOKRACY FALCO.ARMATA PER SHQIPERINE EVROPIANE DUHET PATJETER TE BEJE PRESION MBI CDO TV-APO RADIO QENDRORE APO LOKALE PER TE BERE THIRRJE PRSHBL VELLEZER-MOTRA VOTO I LIRE-JEP KONTRIBUTIN TEND- KOMBI KA NEVOJE PER JU.FLMD

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>