Deklarata/Ervin Salianji: Deputetët demokratë do të jenë më pranë qytetarëve me takime e dëgjesa

Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka porositur grupin e ri parlamentare që të jetë aktiv në takime dhe dëgjesa me qytetarët. Sekretari për aksionin qytetar, deputeti i zgjedhur,  Ervin Salianji sqaroi dje në një intervistë televizive se opozita e re synon që grupi parlamentar të jetë afër qytetarëve dhe të përçojë problemet e tyre

 

Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha, urdhëroi grupin e ri parlamentare që të jenë aktiv në takime dhe dëgjesa me qytetarët. Sekretari për aksionin qytetare, deputeti i zgjedhur,  Ervin Salianji, sqaroi për Ora News porosinë e Bashës, ndërsa tha se ajo synon që grupi parlamentar të jetë afër  qytetarëve dhe përçojë  problemet e tyre. “Deputetët e grupit parlamentar të PD duhet të jenë gjatë gjithë kohës në terren për të paktën një herë në javë duhet të kenë takime me qytetarët, takime të axhenduara ku secili qytetar ta dije se ku e gjen deputetin e zonës së vet, ku mund ti shprehë hallet e komunitetit”. Porosia e Bashës, për deputetët nuk është thjesht një tur takimesh, por ngritja e një sistemi dëgjesash periodike për katër vitet e ardhshme. “Është potencuar si porosi e veçantë apo si merak i kryetarit të partisë për të qenë gjatë gjithë kohës dhe për të qenë pranë qytetarëve. Kjo është gjatë gjithë 4-vjeçarit, nuk është një tur një mujor.

Porosia e Bashës  konsiston në punën e përditshme që  deputetët duhet të bëjnë, por Salianji sqaron se ky është një merak i veçantë i tij, për të bërë një opozitë të fortë afër qytetarëve.

“Të dy platformat e dy kandidatëve edhe zotit Selami, edhe zotit Basha që fitoi kanë premtuar një opozitë të fortë përballë qeverisë. Kjo u tha edhe dje që opozita duhet dhe do të jetë e fortë dhe secili deputet ka rolin e vet për ti dhënë rëndësinë e vet opozitarizmit edhe në parlament, por kryesisht me një qasje tjetër aty ky është problemi i qytetarit”. Ervin Saljani,  thotë  karahas betejës parlamentare, në shtator  PD do të përfshihet dhe në një proces analize për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>