Deklarata/Ish-ministri Dritan Demiraj: Krimi po terrorizon Shqipërinë si sigurimi i shtetit

Ish-ministri i Brendshëm Teknik, Dritan Demiraj ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Edi Ramës dhe maxhorancës në vend. Në një postim në facebook, Demiraj shkruan se Shqipëria po rikthehet në kohën e komunizmit me bekimin e Edi Ramës, duke e bërë përgjegjës për krimin dhe bandat që po terrorizojnë vendin. Ish ministri shkruan edhe për yjet që mban Rama në xhaketë, duke nënvizuar se ambasadorët po heshtin lidhur me këtë fakt.  “Në një takim për nder të Muajit të Trashëgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë. Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtare te larte te diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin. Edi Rama “mban” yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptareve bunkerët dhe simbolet traumatizuese te regjimit. Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe “agjitacion propaganda”. Dhjetëra mijëra shqiptare u burgosen ne burgjet komuniste vetëm pse donin lirinë dhe ishin properëndimore, ndërkohë ambasadoret e shteteve perëndimore heshtin”, shkruan Demiraj nga Washington DC.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>