Deklarata/Ministri Koka: Janë zhdukur miliona euro të taksapaguesve në fushën e mjedisit

lefterkoka

Edi Rama dy ditë më parë në Elbasan qëndronte përkrah Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili vjen nga radhët e LSI-së. Teksa kryeministri inaugurimin e Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve e shoqëronte me propagandim të pseudo-reformave siç ndodh gjithmonë në shfaqjet e tij me regji të paguar, ministri Koka ka lëshuar akuza të rënda për abuzimin dhe zhdukjen e milionave euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë në fushën e mjedisit. Ministri i Mjedisit edhe pse në prani të Ramës ka folur ashpër duke kërkuar llogari për këto abuzime. Ai tha se mjedisi është përmirësuar ndjeshëm, por sipas tij miliona euro para të buxhetit të shtetit nuk dihet se ku kanë përfunduar. “Por jo vetëm kaq! Ne duhet ta themi, se janë shpërdoruar miliona euro, para të buxhetit të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë apo para të donatorëve, për të kryer studime fizibiliteti apo të tjera projekte, në sektorin e mjedisit. Jam i sigurt se askush nuk di të thotë se ku kanë përfunduar ato para. Për një gjë ju siguroj, vetëm në mjedisin shqiptar jo”, deklaroi Koka.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>