Deklarata/Paloka: Të hapur për bashkëpunim me LSI dhe çdo qytetar kundër qeverisë së krimit

paloka-2

Vetëm një javë më parë nga një takim në qytetin e Durrësit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri thirrje bërë një bashkim të të gjitha forcave opozitare në një Front Kombëtar kundër krimit të organizuar. Gjendja e rënduar në vend prej rritjes së aktiviteti kriminal të bandave të lidhura me qeverinë dhe dëshira e Edi Ramës për të ecur përpara me planin që varfëron shqiptarët e falimenton ekonominë, duket se krijon kushtet për një opozitë të unifikuar në mendime përballë pushtetit të tij. Dëshirën për bashkëpunim në opozitë me Lëvizjen Socialiste për Integrim e ka shprehur më herët edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ditën e djeshme një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat, ku tha se kundër kësaj qeverie duhet të bashkëpunohet jo vetëm me LSI-në por me çdo qytetar. Sipas tij qeveria është më e keqja në historinë e vendit dhe duhet larguar sa më parë. “Sigurisht ne jemi të hapur jo vetëm të bashkëpunojmë me LSI-në por me çdo qytetar, i cili është gati të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisje që mund të jetë qeverisja më e keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Reforma territoriale siç ne e kemi denoncuar më se një herë për ne është kryer në atë formë vetëm për arsye politike dhe sigurisht që jo vetëm nuk dha rezultatet për të cilat u premtua nga Rama por përkundrazi pati efekte krejtësisht negative. Sot është domosdoshmëri jo thjesht për faktin që kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale por edhe për faktin sepse qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal”, deklaroi Paloka. Ai u ndal edhe tek procesi i reformës zgjedhore, duke u shprehur se nga PD do të kërkohet edhe ndryshimi i hartës territoriale të vendit, pasi ajo është bërë vetëm për efekt elektoral. Reforma territoriale siç ne e kemi denoncuar më se një herë për ne është kryer në atë formë vetëm për arsye politike dhe sigurisht që jo vetëm nuk dha rezultatet për të cilat u premtua nga Rama, por përkundrazi pati efekte krejtësisht negative. Sot është domosdoshmëri jo thjesht për faktin që kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale por edhe për faktin sepse qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal”, tha nënkryetari i PD. Paloka foli edhe për procesin e analizës që ka nisur Partia Demokratike për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, duke thënë se ajo tashmë ka nisur dhe synon që të evidentojë shkaqet e rezultatit zhgënjyes.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>