Deklarata/PD: Mazhoranca po përdor Kuvendin për propagandë qeveritare

Partia Demokratike nuk depozitojë pyetje për programin e qeverisë, përgjigjet e së cilave ishin parashikuar të merreshin në seancën plenare të orës 18:00. Përmes një deklarate për mediat, grupi parlamentar i PD-së e argumenton këtë qëndrim me faktin se drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat është keqpërdorur  për të marrë kohën e një propagande elektorale ndër vite. “Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas  procedurës së rregullores së Parlamentit  lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit. Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave  ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat  është keqpërdorur  për të marrë kohën e një propagande elektorale. Koha e përgjigjeve asnjëherë  nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit” thuhet në deklaratën për mediat. Partia Demokratike deklaron se do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtjesore. “Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë  shans kësaj maxhorance të keqpërdorë  kohën  në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët. Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare” theksohet në deklaratë.  Në përfundim PD, deklaron se pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve.

Debate në Kuvend/ PD e LSI kërkojnë mbledhjen e konferencës së kryetarëve

Edi Rama ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Seanca maratonë e nisur në orën 10:10, ka filluar me debate nga deputetët demokratë dhe ata të LSI-së. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, deputeti Edmond Spaho ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke u shprehur se para se të nisë seanca duhej të ishin përcaktuar kohët e diskutimeve të deputetët. Ndërsa nuk ka munguar as reagimi i deputetit të LSI, Petrit Vasili, i cili ka kërkuar ndërprerjen e seancës për disa minuta, për të diskutuar mbi kohën e debatit që i duhet grupeve parlamentare dhe deputetëve sipas rregullores.“T’i bëjmë gjërat siç duhet. Mos ta bëjmë pis procesin”, u shpreh Vasili. Për këtë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se koha e diskutimeve diskutohet në rastet kur është e nevojshme.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>