Deklarata/Preç Zogaj: Nuk besoj kurrë që PD do përçahet, tani me Lulzim Bashën nis edicioni i dytë i ringritjes  

zogaj

Në kulmin e debateve mbi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri në Partinë Demokratike, ka folur për këtë çështje kandidati i katërti i listës së qarkut të Lezhës, Preç Zogaj, i cili në emisionin “Debati” deklaroi se tashmë nis edicioni i dytë i ringritjes së PD-së dhe këtë do ta bëjë Lulzim Basha. Ai theksoi se personalisht nuk beson në një ndarje të PD-së, ndërsa humbjet e kësaj force politike në tre procese zgjedhore të njëpasnjëshme do të shërbejnë për të punuar në ringritjen e partisë. Sipas tij Basha njëjtë si Berisha në vitin 1997 përmes hapjes së partisë dhe konfirmimit të besimit të demokratëve tek figura e tij si lider me cilësi shumë të mira do të ringrejë PD në nivelet e një partie me karakter fitues. “Unë besoj se pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, pas humbjes në zgjedhjet lokale të vitin 2015 dhe tashmë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, do nisë edicioni i dytë i ringritjes së Partisë Demokratike si një proces i pashmangshëm. Nuk besoj në një çarje, përçarje apo shuarje të Partia Demokratike. PD do të jetojë më gjatë se liderët e saj”, deklaroi ai. Teksa bëri një analizë të rezultatit zhgënjyes të 25 qershorit për PD-në, Zogaj theksoi se shkaku kryesor i kësaj humbje është vjedhja dhe manipulimi i votës nga “Rilindja” në pushtet. “Partia Socialiste nëpërmjet vjedhjes së votës, blerjes dhe shitjes së saj dhe intimidimit të votuesve i ka vjedhur Partisë Demokratike 17 mandate. Unë e kam thënë që një kambist në Lezhë shkëmbeu 800 mijë euro për pak ditë por ulja e kursit të euros në shkallë vendi nga 140 në 132 lekë është prova më e fortë se në këto zgjedhje janë hedhur miliona euro nga partia në pushtet për ti blerë këto zgjedhje”, deklaroi Zogaj.

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    15/07/2017 at 00:35

    Me kete lloj qeverisje qe po ndjek Rama me klanin e tij mafioz, po tremb shume njerez, te cilet gjate ketyre 4 viteve jane larguar shume familje shqiptare demokrate, sepse jane shume te zgenjyer, te kercenuar me arme, deri dhe ne humbjen e jeteve te familjareve te tyre, persona te cilet jane nxjere nga puna, me qellim zevendesimin e tyre me njerez te Rilindjes se mafias edhe pse nuk jane te shkolluar, ata kane diploma false, frika nga vrasjet prej tyre, ku pronare te vertete te tokave kercenohen, ikin njerezit tek femijet e tyre per nje jete me te mire, ku gjejne sherbimin shendetesor te nivelit me te larte, ku te behet sherbimi shembullor ne te gjitha klinikat dhe spitalet, ku shqiptaret nuk I kishin pare as ne ender, ku thithin ajer te paster dhe pine uje dhe hane ushqime te kontrolluara, kurse komunistet kane aq shume para, sa t’i blejne keto qe citova me poshte neper vendet e tjera evropiane, keshtu qe ketyre I intereson kjo ikje massive e demokrateve, nje popull qe nuk ka pune dhe pret te mare pensionin ne kete moshe te ritur prej tyre, eshte prape nje katastrofe, kush I mer keto mosha ne pune, askush, pra me cfare do ushqehen ky kontigjent te papunesh, si do shkollojne femijet e tyre, prape fatkeqesi, a do premtoni qe per ata njerez, qe kane punuar ne ate regjim e pas atij shkaterrimi total, shumica ngelen pa pune, mbase gjeten ndonje pune sezonale diku, pastaj prape pa pune, ne pamundesi per te paguar sidurime shendetesore dhe shoqerore, pse duhet te dalin ne pension ne moshen 65 vjec e 4 muaj per kete vit, duke u ritur cdo vit tjeter me nga 2 muaj, ku jeni ju, ne SHBA, apo ne ndonje vend tjeter te BE, ku jetesa eshte shume e larte, atje nuk ngopen me buke thate, atje nuk ka uje, pluhuri dhe ndotja e te gjithe ambienteve ka rritur ne shkallen me te te ndotjes, si rezultat I gjithe ketyre njerezit po vdesin pa arritur te marin asnje pension, pra vdekshmeria e parakoheshme po ben kerdine, femijet qe riten atje, kane shume problem me shendetin dhe nuk kane me cfare te kurohen, nje skandal I vertete, prandaj te gjithe duan te ikin, po nuk e rrezuat tani ate qeveri, me keq do behet situate, vetem nga shpartallimi I te gjitha rrugeve ne te gjithe vendin, rit ne mase te madhe ndotjen ambientale, hedhja ne ere me tritol nga Rama per interest e tij, ben nje atmosphere tejete te renduar, po a do vazhdoni akoma ta duroni, droga ne sasira tejet te medha edhe sot qe ai mburet se po ben shtet dhe krekoset se s’keni pare gje akoma, prape do e duroni, kjo eshte mafia nderkombetare, qe mban shqiperine nen thundren e saj me ane te nje krimineli te droguar, sot ishte bere tym, fliste I cakerdisur me fjale te pista, I bere ne fytyre ngjyre dheu, si duket po I vjen verdalle dajaku politik, mos e toleroni me, me ate qe pame sot, mijera ton droge vetem ne nje dite, prokuroria duhet te jape alarmin per arrestim te kapo bandes dhe grupit te tij mafioz, kerkoni ndihme, ndryshe me keq do behet, veproni bashke te gjithe ne bashkepunim me drejtesine, ky eshte nje skandal I madh dhe nje prove e te gjitheve per fatin e vendit. Ju uroj te veproni si duhet dhe kur duhet.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>