Deklarata/Salianji: PS po blen zyrtarët e administratës me para  

Sipas deputetit të PD-së, Ervin Salianji, PS po përsërit avazin e vjetër të blerjeve edhe në mandatin e dytë qeverisës. Ai thekson se paraja është zoti i njerëzve të Rilindjes dhe njëkohësisht është zoti i atyre që blejnë dhe blihen

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nëpërmjet një postimi reagoi në lidhje me largimet nga radhët e zyrtarëve të LSI-së në drejtim të PS-së. Sipas Salianjit PS po përsërit avazin e vjetër të blerjeve edhe në mandatin e dytë qeverisës. Ai thekson se paraja është zoti i njerëzve të Rilindjes dhe njëkohësisht është zoti i atyre që blejnë dhe blihen,lidhje me largimet nga radhët e zyrtarëve të LSI-së në drejtim të PS-së. Sipas Salianjit PS po përsërit avazin e vjetër të blerjeve edhe në mandatin e dytë qeverisës. Ai thekson se paraja është zoti i njerëzve të Rilindjes dhe njëkohësisht është zoti i atyre që blejnë dhe blihen,duke mos pasur moral dhe dinjitet.

Postimi i Salianjit: Paraja është zoti i tyre! Rilindja e turpëroi veten duke treguar përbuzje për të gjitha virtytet e njollosi me të gjitha veset qeverisjen në 4 vjet. Po njësoj po vazhdon me avazin e vjetër dhe në mandatin e ri, me të njëjtën gjuhe përçarëse dhe urrejtje me të njëjtin stil të blerjes së kujtdo! Po ble dhe po bën bashkë një bandë mjerane mercenarësh, i ble me pozicione në administratë, i majm mirë me paratë që vijnë nga abuzimi dhe keqtrajtimi i qytetarëve dhe më pas i turr në zgjedhje të dhunojnë dhe të blejnë kë të munden! Këta njerëz që shesin veten për 5 aspra e që kapardisen zyrave të shtetit vetëm me damkën e “shkollës se jetës” dhe që sillen pa asnjë lloj ndërgjegje, por avantazh kanë vetëm pehlivanllëkun që janë turpi i kësaj shoqërie! Me të turpshëm janë blerësit që me paratë e krimit dhe korrupsionit që po shkatërron Shqipërinë iu janë turrur me oferta për të blerë kë të munden, kjo është risia e fillim mandatit! Këta nuk ndalen para asgjëje, janë pa skrupuj morale, pa cipë dhe pa asnjë thërrime virtyti. Vesi është virtyti i tyre, paraja është Zoti i tyre!

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>