Deklarata/Selami: Pranoj rezultatin e zgjedhjeve, të bashkohemi për t’i dhënë Shqipërisë një opozitë të fortë  

eduard-selami-jpg

Rivali i Lulzim Bashës në garën për kryetar të PD, Eduard Selami deklaroi dje se e njeh rezultatin e votimit të demokratëve dhe se është i gatshëm për të bashkëpunuar për të vënë në jetë një platformë bashkimi dhe fitoreje. Ai bëri thirrje për bashkim të të gjithë demokratëve për t’i dhënë Shqipërisë një opozitë të fortë për të cilën ka shumë nevojë vendi

 

Rivali i Lulzim Bashës në garën për kryetar të PD, Eduard Selami deklaroi se njeh rezultatin e votimit të demokratëve dhe se është i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë demokratët për të vënë në jetë një platformë bashkimi dhe fitoreje. Selami bëri thirrje për bashkim të të gjithë demokratëve për t’i dhënë Shqipërisë një opozitë të fortë për të cilën ka shumë nevojë vendi, ndërsa theksoi se do të jap gjithë kontributin dhe përpjekjet që kjo të realizohet. “Dje ne kishim zgjedhjet. Zgjedhje shumë të rëndësishme në historinë e  Partisë Demokratike të cilat unë mendoj se, pavarësisht nga rezultati, sikurse kam thënë përherë, do të jem dhe jam një hap përpara  në forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike. Më lejoni të falenderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që u morën me përgatitjet e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë. Gjithsesi kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë  dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe e kam uruar për fitoren dhe i bëj thirrje të gjithë demokratëve të gjithë atyre që kanë votuar për mua dhe atyre që s’kanë votuar për mua dhe atyre që kanë bojkotuar, hajde të bashkohemi, ti japim Shqipërisë një opozitë të fortë për të cilën ka shumë nevojë vendi. Dhe unë do të jap gjithë kontributin tim dhe përpjekjet e mia që, kjo të realizohet”, tha Selami. Në vazhdim, ai theksoi se pavarësisht se zgjedhjet ishin të pabarabarta, ky ishte një hap i rëndësishëm përpara. “Siç e dini unë kam hartuar një platformë konkrete në konsultë me demokratët nga e gjithë Shqipëria që këto zgjedhje që vijnë, ti bëjmë akoma më të mira dhe kjo do të jetë fryma e bashkëpunimit.  Unë mendoj se PD ka dalë  më e fortë nga kjo garë dhe unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD që partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët”.

Pyetje: Cili do të jetë roli konkret i juaji në forcimin e PD, pasi ju po flisni për një platformë tuajën ?

Platforma ime është shpalosur. Tashmë unë jam një demokrat krenar si gjithmonë, anëtar i seksionit të njësisë dy, dega Tiranë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>