Deklarata/Tritan Shehu-Ramës: Ku janë “malet” e parave të fituara nga kriminelët e shtetarët nga kanabisi?

Tritan-Shehu

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ramës dhe njerëzve pranë tij se Shqipëria u boshatis nga kanabis. Në një postim në facebook, Shehu pyet kryeministrin se nëse ishte kaq e thjeshtë që të eliminohej, pse u lejua deri tani kultivimi i tij. Shehu deklaron se një pjesë e mirë e parave të fituara nga kanabisi u përdor për blerjen e votës dhe pjesa tjetër do të përdoret për veprimtari të tjera kriminale. “Kryeministri dhe të tjerë rreth tij po brohorasin sot: “Në Shqipëri nuk po kultivohet më Kanabis”. Shpresoj që kjo të jetë e vërtetë, uroj me gjithë zemër për ketë lajm shumë të mirë. Por nuk mund të mos pyes: Kur ishte kaq e lehtë për t’u bllokuar kjo veprimtari kriminale, pse u lejua që Shqipëria për tre vite të kthehej në një “Republikë Kanabisi”!? Ky kryeministër e këto struktura shtetërore ishin edhe para tre viteve, kur kanabisi mbuloi vendin, duke e kthyer atë, ashtu si na quajtën “Kolumbia e Europës”. Duhet të jemi të sinqertë me opinionin: Kjo nuk mund të ndodhte pa implikimin e Shtetit, i cili sot e “korrigjoi” në disa muaj. Ishin strukturat e tij që e stimuluan ketë kriminalitet, ofiqarët e tij që u muarën “haracin” fshatarëve, të cilët tashmë janë zhytur thellë në “gropa” financiare. Ishin grupet kriminale të “licencuara” nga shtetarët, që me armë në dorë terrorizonin njerëzit, vigjëlonin plantacionet me drogë, e transportonin atë nën hundën e atyre që duhej t’i ndalonin, ndanin fitimet me “shefat” e “bosët”. Cili nga këta keqbërës të vërtetë është ndaluar? Nqs do më përmendet ndonjë emër fshatari gjynahqar do t’ju përgjigjem se kjo është Tragjiko-Komike! Dhe diçka së fundmi: Ku janë “malet” parash të fituara nga kriminelët e shtetarët? E di që pjesa e atyre e “luanit” është depozituar diku, një pjesë pret për t’u investuar në veprimtari të tjera kriminale, por  pa dyshim një pjesë e madhe u “shpërnda” në ketë fushatë elektorale. Kjo është e vërteta e hidhur e kësaj historie tragjike, për të cilën unë kam shkruar e folur i pari, që prej disa vitesh”, shkruan Tritan Shehu.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>