Dëmshpërblimi për Zharrëzën/Banorët kërcënojnë: Nëse nuk na japin paratë do protestojmë

Në Zharrës lufta për të mbijetuar mes shtëpive të rrënuara nuk ka përfunduar akoma. Ata nuk janë kompesuar dhe thonë se do të nisin protestat nga e para.  Banorët e Zharrëzës kanë përpiluar një peticion të cilin do ta nisin drejt Kryeministrit dhe tashmë janë gati për të protestuar. Shumë banorë nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të banojnë në shtëpitë e tyre, që janë në prag të shembjes. Streha e vetme për shumë qytetarë të Zharrëzës kanë qenë disa tenda të dhëna nga qeveria. Kjo e fundit ende nuk ka bërë realitet premtimin se do të dëmshpërblejë të gjithë banorët.

Denoncimi i Berishës: 5 orë pritje në portin e Vlorës, njerëzit në gjendje të fikëti në doganë

Teksa sezoni turistik po shkon drejt fundit, një nga problematikat që kanë denoncuar vazhdimisht qytetarët lidhet me rradhët e gjata në pikat doganore. Ditën e djeshme, ky problem është rikthyer në vëmendje pasi, një mesazh denoncues është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në postimin e tij në Facebook, ish-kreu i ekzekutivit shprehet se njerëzit janë duke hequr picirin në portin e Vlorës, ku janë detyruar të presin për rreth 5 orë në rradhë, pas një defekti në sistem. “Doktor përshëndetje! Jam një emigrant që po kthehem nga porti i Vlorës. Njerëzit kanë nga 5 orë në këmbë se s’punon sistemi i Ramës dhe po na bie të fikët në doganë. Ambulanca ka ardhur mbas një ore”, thuhet në denoncim teksa shoqërohet me foton e një mesogruaje, e cila ka humbur ndjenjat duke pritur në radhë.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>