Denoncim/ Ish-komandanti i postës dhe ish-shefi i kufirit drejtojnë trafikun e kanabisit në zonën e Himarës

Shqiptarët panë javën e kaluar sesi u prezantua me tamtame dhe mega shou operacioni “Forca e Ligjit” që me njerëzit e Edvinit në krye do të na shkatërrojë fermën gjigande të kanabisit që vetë kryeministri dhe klika e tij e ndërtuan gjatë katër vjeçarit të parë qeevrisës. Madje aty u fol edhe për peshq të mëdhenj që do të bjenë në grepin e drejtësisë së re, mbi të cilën i ka shtrirë duart Edi Rama. Por për të gjitha këto duhet pritur fillimi i vitit të ardhshëm dhe tani shqiptarët duhet të mësojnë se e vërteta është që magazinat shtetërore vijojnë të zbarzen çdo ditë nga tonelata droge, të cilat nisen me skaf e gomone drejt Italisë. E pamë këtë të shtunën me 1.5 tonëshin e sekuestruar në Velipojë, por po e shohin vetë qytetarët çdo ditë, teksa ish-krerët e policisë që gjoja i pushoi Edvini, janë angazhuar me devotshmëri në “eksportin” e kanabisit. Një denoncim për këta ish-drejtues të lartë policie na e ka servirur me fakt ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme, duke theksuar se baza ushtarake e Porto Palermos në jug të vendit është kthyer në bazë hashashi, nga ku nisen gomonet e Himarës dhe Dhërmiut. “Prsh Doktor. Jam një qytetar nga bashkia e Himarës. Dua t’ju informoj me gjendjen e trafikimit të hashashit në zonën e Porto Palermos. Sa herë që del gomonia e policisë në det dhe furgoni i policisë në qarkullim ndodh që transportohet hashash. Këtë fenomen e kam parë shumë herë. Mund t’ju them se organizatori i këtij trafiku është ish-komandanti i postës së Himarës, Viktori, bashkë me Sokolin ish-shefi i kufirit të Dhërmiut, të cilët kanë edhe disa polica të thjeshtë. Dua t’ju them se sonte kryhet transport, e pashë me sytë e mi”, thuhet në denoncimin që ka publikuar ish-kryeministri Berisha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>