Denoncimet/Barbari në Liqenin e Shkodres, si vidhet me tarifat e ujit, ku përfunduan 4 milionë euro e Ramës për Kavajën

Mesazhi 1. Po shfarosin peshkun me gjenerator, çunat e krimit marrin ryshfetin! Mesazhi 2: Shikoni si gjobitet e vidhet qytetari pas vendosjes se tarifave te reja për ujin nga 9 m3 qe i shënon sahati i faturojnë 6900 m3! Denoncimi3: Ja ku përfunduan 4 milionë eurot e Ramës për Kavajën…

 

Janë të shumtë qytetarët që çdo ditë i shkruajnë ish kryeministrit Berisha. Po sjellim sot vetëm dy të djeshmit që kanë të bëjnë me një barbari mjedisore në liqenin e Shkodrës dhe se si vidhet me tarifat e reja të ujit

Lexoni mesazhin e parë të qytetarit dixhital.

“Përshëndetje z.Berisha. Unë jam një qytetar i Bashkise Malësi e Madhe dhe po te shkruaj për te denoncuar abuzimin qe po behet me faunën e liqenit te Shkodres…qe nga ora 6 e mëngjesit deri ne orën 3 te natës 50% e varkave qe kane liçense bëjnë gjueti te paligjshme me korrent,kemi marre policinë ne telefon ne disa raste,as qe e marrin mundimin te vijnë, kam dëgjuar qe marrin 50 mije leke te vjetra nga çdo varke peshkimi ne mënyrë qe te lejohen te shkatërrojnë faunën e një prej liqeneve me te bukur ne Europe dhe jo vetëm…Është e dhimbshme te shkosh ne breg te liqenit dhe ta shohësh si zbardhon nga peshqit e ngordhur dhe për me tepër tani qe është dhe sezoni i riprodhimit qe korrenti (gjeneratori) vret gjithashtu te gjitha vezët qe peshqit lëshojnë ne breg…Nuk dimë se ku te drejtohemi,nuk e kuptoj se si mund te lejohet diçka e tille ne një shtet qe pretendon te behet pjese e BE-se…Ne ditët ne vijim mund te te dërgoj foto dhe video…Publikoje qe ta marrin vesh Shqiptaret se ne çfarë vendi jetojmë dhe nga kush qeverisemi.”

Një tjetër mesazh në adresë të z.Berisha vjen dhe ai është ky: “Te uroj shëndet zoti Berisha unë jam një pagues i rregullt i te gjitha llojeve te faturave e taksave ne çdo lloj qeverisje por jam një simpatizant dhe anëtar i PD qe ne vitin 92 një gjë qe un nuk kam arsye ta fsheh. Persa i përket faturës se ujit për muajin janar te këtij viti me është faturuar 6900 m3 ujë ne një kohë qe sahati shënon 9m3 .fatura ne fillim te shkurtit ishte 3486000 dhe sot ka arrit 3840000 te vjetra kam shkuar ne zyra e ujësjellësit dhe nuk kam gjet zgjidhje pasi thonë qe është kaluar ne sistem kam takuar edhe nëndrejtorin e Durrësit po asnjë zgjidhje. Familja ime përbehet prej tre anëtaresh dhe kjo faturë është sa gjysma e ujit te shpenzuar nga gjithë njësia administrative kat ri Durrës për një muaj është e tmerrshme pasi faturat vijnë sipas bindjeve partiake. Te kërkoj falje për shqetësimin por je i vetmi njeri qe me ke kthyer pergjigjen e mesazhit te përshëndes përzemërsisht dhe te uroj jetë te gjatë e shëndet te mirë . Me respekt Ded Ismaili kat ri Durrës”.

Po ne një tjetër denoncim ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës tregohet se ku është katandisur projekti elektoral për Kavajën. “Ja 4 milionë eurot e Ramës për Kavajën. Shihni ku është katandisur projekti elektoral sot!”, shkruan Berisha në komentin që shoqëron videon.

Kompania fituese e që do kryente punimet për rehabilitimin e përroit, është subjekti “Vëllezerit Hysa” me qendër veprimi në Elbasan. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001.

Sipas bashkisë së Kavajës kur drejtohej nga Elvis Roshi, kompania do i jepte jetë një projektit për rehabilitimin e përroit të Leshniqes me gjatësi 2.5 km, afër të cilit në lashtësi, sipas kryebashkiakut Rroshi janë ndeshur ushtritë e Pompeit, Jul Çezarit dhe Mark Antonit. Sipas kryebashkiakut Rroshi projekti, do shmangë përfundimisht përmbytjet në këtë zonë dhe do i japë zhvillim turizmit. Ndërkohë 3 milion euro për vënien në zbatim të këtij projekti bashkia Kavajë njofton se janë siguruar nga buxheti i bashkisë, donacione dhe grante. Rreth 1 muaj më parë drejtuesit e kompanisë u arrestuan për shpërdorim detyre. Fotot e mëposhtme tregojnë projektin se si do të shndërrohej përroi i Leshniqes.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>