Denoncimi/ Fëmijët në shtetin e Noriegës i traumatizojnë duke ju pushuar mësuesen nga puna

Berisha: Nxënësit në Divjakë bojkotojnë dhe qajnë për zëvendësimin e mësueses me një të emëruar nga partia

Një video e disa fëmijëve nga Divjaka që qajnë, sepse i kanë pushuar nga puna mësuesen e tyre, është publikuar ditën e djeshme nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook. Fëmijët e klasës së pesë studiojnë në shkollën Koli Sako dhe kërkojnë që mësuesja, e cila i kishte nën kujdestari që prej klasës së parë të rikthehet në detyrë. Prindërit dhe fëmijët pas një proteste dyjavore për mos largimin e mësueses së tyre, janë kërcënuar të futen në mësim nga kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi. “Revolta e fëmijve! Shikoni se si i traumatizojnë fëmijët në shtetin e Noriegës, duke ua larguar mësuesen. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e prindit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha: “Përshëndetje z. Berisha. Po ju drejtohem si e vetmja shpresë për veten dhe fëmijën tim. Kam vajzën në klasë të pestë në shkollën 9-vjeçare Koli Sako Divjakë, më datën 2 tetor zëvendësuan mësuesen që i kishte nga klasa e parë e në vazhdim. Arsyeja që dhanë ishte justifikim banal jo objektiv. Ne protestuam duke mos i dërguar fëmijët në shkollë për dy javë rresht, i bëmë peticion Drejtorisë së Shkollës dhe Zyrës Arsimore Lushnje. Asgjë nuk u mor parasysh, shumë nga ata fëmijë janë me probleme dhe mësuesja që i kishte i njihte mirë dhe jepte ndihmën që ata donin. Klasa është jashtë kontrollit tani, mësuesja është një e paaftë që ka përkrahje pushtetin, Kokoneshin, madje mësimi filloi si pasojë e kërcënimeve të kryetarit të bashkisë. Këto verifikohen lehtë! Po ju dërgoj dhe disa video ku shihet reagimi i fëmijëve dhe debati ynë me mësuesen që mori klasën.”

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>