Denoncimi i Berishës: Banditizëm i paskrupullt i Lal Plehut, dënon bizneset e mëdha duke penguar me kangjella hyrjen në to

Disa biznesmenë pranë rrethrrotullimit të Doganës janë shokuar kur kanë parë kangjella të vendosura para bizneseve të tyre. Sipas tyre ky veprim i bashkisë së Tiranës, po çon drejt falimentit këto biznese të mëdha, të cilat janë gjithashtu dhe taksapaguese të rregullta. Sipas biznesmenëve kangjellat e vendosura para aktiviteteve të tyre e bëjnë të pamundur hyrjen, qoftë të mjeteve ashtu edhe të njerëzve.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali berisha

Banditizëm i paskrupullt i Lal Plehut! Dënon bizneset e mëdha dhe hotele duke penguar me kangjella hyrjen në to. “Përshëndetje! Jemi një grup biznesmenësh tek rrethrrotullimi i doganës. Sot Policia Bashkiake erdhi dhe na bllokoi hyrjen për ne aktivitetet tona, te cilat shtoj se janë biznese te mëdha dhe taksapaguese te rregullta te shtetit. Ne gjatësinë e rrugës kangjellat kane bllokuar dhe hyrjen e makinave ne oborre hotelesh te ndërtuara me leje duke i dënuar ato me falimentim Ngjarje paradoksale te vesh kangjella e te mos lesh njerëzit te hynë ne pronën e ne punën e tyre.”

Denoncimi/Një neobllokmen tjetër lartësohet në detyrë!

Kusht i vetëm për tu ngritur në detyrë dhe për të mbajtur poste të larta në qeveri dhe administratë, është ai që të jesh pasardhës i njerëzve të pushtetit komunist. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili ka ngritur shqetësimin e madh se si sot fëmijët e bllokmenëve të dikurshëm po vijnë sërish në pushtet.

Ja postimi i ish-kryeministrit: Një neobllokmen tjetër lartësohet në detyrë! ” I nderuar Dr Berisha, Ka tre vjet qe gerthasin ne media, filloi fondi i Ballkanit Perëndimor me qendër ne Tirane ndërkohë qe vetëm sot u deklarua fillimi i punës ne ministerialin e Bledit. Drejtor i kësaj zyre ne Tirane një pinjoll i regjimit komunist, Gjergj Murra. Për Edvin Kristaq Ramën kriter themelor është origjina nga blloku i baballarëve te tij”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>