Denoncimi i Berishës: Në Ferras e Bishan, të përmbyturit kërkojnë ushqim, ndodhen në mëshirë të fatit

Shqetësimet e banorëve nga zonat e përmbytura janë përcjellë në kohë reale edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim të fundit në Facebook shkruan se qytetarët kërkojnë ndihma, pasi fermat janë përmbytur dhe nuk ka ushqime. Fshatrat Bishan dhe Ferras, sipas denoncimeve janë lënë në mëshirë të fatit. “Përshëndetje. Këto janë pamjet nga fshati Bishan i Vlorës. Fermat janë përmbytur dhe gjysma e shtëpive. Ndihma nuk na kanë ardhur ende, vetëm kamionë që kanë marrë familjet e përmbytura komplet për t’i strehuar në Vlorë. Situata vit mbas viti bëhet edhe më e keqe. Kemi nevojë për ndërhyrje serioze gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për fjalë kur na ndodh e keqja. Duhen rregulluar kanalet ujitëse, hidrovoret, argjinaturat dhe duhet punuar për ta mbajtur Vjosën ashtu siç ka qenë edhe më parë. Se shira të tilla ka patur edhe më pare por përmbytjet tani po i shohim”, thuhet në mesazhin e qytetarit. Berisha ka publikuar edhe një video të një banori të fshatit Ferras, ku shihen qindra hektarë tokë të përmbytura. “Jemi të rrethuar nga uji nga të 4 anët. Kemi kërkuar ndihmë për të na sjellë. Jemi në mëshirë të Zotit, nuk na ndihmojnë”.

Ironia e Berishës për Ramën: Faleminderit piktor dështak që Tiranë-Durrës e bëre të përshkueshme me gomone/ Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar kreun e qeverisë, Edi Rama, për përmbytjen e autostradës Tiranë-Durrës, ku rrezikuan jetën qindra qytetarë.“Qytetari dixhital ka një urim për piktorin dështak, për suksesin e tij me te fundit. Lexoni urimin e tij! “Ta përgëzojmë piktorin, i cili beri te mundur qe tirane – Durrës ta përshkosh me gomone jo vetëm me makina”

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>