Denoncimi/ Ish-deputeti socialist Artan Gaçi merr uzinën e Mjekësit falë PPP-ve

Berisha: Ndrikull Xhaçka, dopio lumturim burrit biznesmen që fshihet pas firmës italiane

 

Ende pa marrë jetë buxheti i vitit 2018 dhe projekti “1 Miliardë” i PPP-ve të qeverisë së Edi Ramës, duket se anëtarët e klikës ministrore po ndajnë detajet e fundit në pazaret që kanë bërë për koncensionet me klientët, oligarkët apo edhe familjarët e tyre. Rasti që ka denoncuar ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha arrin në kufijtë e absurdit, pasi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka dhënë tashmë me koncesion bashkëshortit të saj Artan Gaçi, uzinën e Mjekësit në Elbasan. “Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit, edhe si bashkëshort, por edhe si biznesmen! Aferim! Këtij i thonë partneritet publik-privat me burrin (PPPB)”, shkruan Berisha në Facebook. Në denoncimin e bërë publik nga Berisha, banori i zonës thekson se ish-deputeti socialist dhe njëkohësisht bashkëshorti i ministres fshihet pas kompanisë italiane që ka përfituar koncensionin. “Doktor ju përshëndes! Ministrja e Mbrojtjes e quajti sukses kalimin me PPP të uzinës së Mjekësit tek një kompani ushtarake italiane. Beretta thonë. Prapa gjithë kësaj historie është Tan Gaçi, burri i ministres dhe Pelikani Security për aferat e veta duke lënë me gisht në gojë banorët e zonës! Ky është PPP me burrin doktor”, thuhet në mesazhin denoncues të publikuar nga Berisha.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>