Denoncimi/ Ministri i Ramës mori 100 mijë euro ryshfet për të emëruar një vrasës, drejtor të Aviacionit Civil

Skandalet që përfshijnë Ramën dhe ministrat e tij nuk kanë të ndalur. Pas akuzave në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për pjesëmarrje në trafik droge, një tjetër ministër akuzohet se merr ryshfet të majmë për të emëruar drejtorë. Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar mesazhit të ‘nëpunësit dixhital’ denoncon Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri se ka marrë 100 mijë euro ryshfet për të emëruar një vrasës në krye të Aviacionit Civil.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri: Gjiknuri merr 100 mije euro ryshfet dhe emëron vrasësin drejtor në Aviacionin Civil. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë me përparësi akuzat e qytetarit dixhital. “Përshëndetje, ne Ministrinë e Infrastrukturës u zhvillua konkursi për drejtorinë e Aviacionit Civil! Ky konkurs i stisur përfundoj duke nxjerre fitues, vrasësin e një nene edhe dy fëmijëve te vegjël te karburanti i babait te tij ne golem! Gjiknuri legjitimon edhe njëherë një vrasës i cili ka gënjyer ne cv-n e tij, duke mos plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuara, edhe duke e lëne aviacionin civil ne duart e mafias! Bashkangjitur keni listën e fituesve edhe kërkesat e kërkuara gjasme nga Ministria, këto pike u kontestuan nga te gjithë anëtaret e garës por asnjë ne ministri nuk ka ndërhyrë pasi z.gjiknuri ka marre mbi 100 mije euro për pozicionin ne fjale!! Ju lutem anonim, për arsye profesionale, ju faleminderit! Siç edhe mund te shikoni, anëtaret e garës janë te gjithë njerëz te respektuar, me historik ne aviacion! Ju lutem, ngrijeni si çështje, këto janë konkurset e Edi Ramës! Kërkoni për ketë Krislen Kerrin ne Google, rezultatet flasin vete!”

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>