Denoncimi/ Pushtetarët shqiptarë po blejnë hotele në Itali me paratë e drogës

senatori-italian

 

Kjo është deklarata e fortë e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili tha nga çadra e lirisë se paratë e krimit po investohen në biznese në Itali. Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësues të biznesit të vogël, Basha theksoi se Kryeministri Rama dhe pushtetarët e tjerë shqiptarë të lidhur me krimin, po blejnë hotele dhe pallate në Itali. Kjo gjë është pasqyruar edhe në raportet e anti-mafies, tha krye demokrati. “Çfarë detyre ka qeveria? Të rishpërndajë të ardhurat për të ndihmuar zhvillimin e vendit. Këto 4 vite i ka marrë çdo shqiptari dhe ia ka dhënë 6 oligarkëve dhe kryeministrit hajdut të lidhur me ta. Ndaj sot po investojnë gjithçka, kjo është lufta për pasuri dhe pushtetin e tyre, po investojnë e do investojnë, ndaj janë lidhur me krimin që të mbajnë republikën e vjetër në këmbë, po blejnë hotele dhe pallate ne Itali, është raporti i fundit i anti-mafias italiane, pushtetarë të korruptuar dhe krimi i organizuar shqiptar po blen prona të patundshme në Itali. Jetojnë këtu si pashallarë me motoskafe me avione privatë, tani kanë edhe bankat e tyre private, domosdo se trafiku i drogës kërkon edhe larjen e parave”, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>