Denoncimi/ Rama, skllav i bandave-po nxjerr nga burgu banditët më famëkeq të vendit

berisha-3

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në “çadrën e lirisë” në parlamentin e lirisë është shprehur se Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim që dha në fushatë. Sipas Berishës Edi Rama kur ishte në krye të Bashkisë kishte të drejtë të mbrohej nga Garda, por ai atëherë mbrohej nga bandat të cilat në i arrestuam dhe tani ai i liron nga burgu. “E quajmë revolucion, sepse çdo revolucion çmonton një sistem, një rend! Cili është sistemi i vendosur këto katër vite nga Edi Rama? Nga çdo anë që ta shohësh, është një kub me faqe të zezë! Të gjitha faqet e tij nxijnë më shumë! Edi Rama katër vjet më parë qarkoi rrugët me premtime të padëgjuara ndonjë herë. U premtoi shëndetësi falas, por sot paguajnë 40% më shumë për të. U premtoi lehtësim të kafshatës së gojës, heqjen e TVSH për ushqimet bazë. Sot shqiptarët i marrin ato së paku 15-20% më shtrenjtë sesa i merrnin katër vite më parë! U premtoi 300 mijë vende pune, përzuri nga Shqipëria 200 mijë shqiptarë dhe i instaloi në kampet e refugjatëve në mbarë Evropën! I premtoi shqiptarëve se do t’ua heqë TVSH e korrentit, sot të gjithë jeni këtu dhe 90% e shqiptarëve paguajnë 25% më shtrenjtë sesa konsumojnë! U premtoi rrogën e 13, por jo që s’e dha, ua bllokoi! U premtoi edhe pensionistëve se do t’u barazojë pensionet me pushtetin, sot çdo fermer merr më pak se ç’merrte për shkak të inflacionit. Premtoi se nuk janë rrugë këto që janë ndërtuar, por nuk ka ndërtuar asnjë km rrugë! U premtoi fermerëve se ju do të merrni naftën 500 deri në 550 lekë më lirë se më parë, por sot ata e marrin 300 lekë më shtrenjtë se fermerët gjermanë e italianë. Po ju pyes: A është zezë, faqja e tij para shqiptarëve për mashtrimet që bëri?! Le të shohim pak, le të marrim pak faqen tjetër sesi nxijnë me radhë”, tha Berisha. Më tej, ish kryeministri tha se Edi Rama është një burracak e frikacak. “Gjatë 11 viteve në pushtet, pavarësisht se kush ishte në pushtet, atij I takonte me ligj, mbrojtja nga Garda e Republikës. Por mbrohej nga banda që u jepte lejet, si Hakmarrja për Drejtësi, e Dritan Dajtit e dhjetëra të tjerave. Edhe si kryeministër vazhdoi si skllav i bandave. Po ju pyes: Lushnja ishte më mirë kur qeverisej nga Aldo Bare dhe priteshin koka e luhej futboll apo pas arrestimit? Periferia e Tiranës ishte më mirë kur ligji e bënte Nehat Kulla apo pas arrestimit të tij? Po Durrësi, para apo pas arrestimit të Lul Berishës? Po Tirana, më mirë para apo pas arrestimit të hakmarrjes për Drejtësi?

U arrestuan këto banda dhe vendi u bë më i sigurt, u anëtarësua në NATO dhe iu dha liberalizimi i vizave. Çfarë bëri Edi Rama? I liroi një nga një se është skllav i tyre, ka ndarë krimet me ta, ka ndarë paratë me ta dhe nuk shkëputet dot kurrë prej tyre? Ishte më mirë parlamenti kur nuk kishte vrasës , trafikantë të vajzave shqiptarëve, hajdutë xhepash apo sot kur e ka mbushur me ta?”, tha Berisha.

Rama, orgji në hotelin e Eskobarit/ Ish kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij ka deklaruar se ekziston video seksuale e Ramës në hotelin e Balilit. Berisha përmendi edhe ministrat e përfshirë në afera të rënda seksuale, ndërsa theksoi se revolucioni i vërtetë do i shkul prej vendit këta banditë ordiner. “Rama bën mirë të ikë. Kur të zbuluan videon e Eskobarit ku ti bëje orgji në hotelin e tij, nuk mund të shkarkosh ministrat e tua që janë peng i Eskobarit me video! Nuk mund të shkarkosh ti Lindita Nikollën, që me pamjen engjëllore ngriti vilën prej miliona dollarësh me paratë e fëmijëve shqiptarëve. Nuk mund të shkarkosh ti Madam Striptizën, që në vend të hedhë në gjyq gazetën greke, përgjigjet me Theçerin, kurse kjo tjetra përgjigjet me Vetingun. E vërteta vonon, por ajo del diku. Edi Rama ik, largohu, shporru”.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>