Denoncimi/150 punëtorë të rafinerisë së naftës në Fier tre muaj pa marrë pagat – trajtohen si skllevër  të Ramës  

fier_2

Skllavërimi ndaj punëtorëve të thjeshtë nuk ka të sosur, të paktë kështu bën me dije një punëtor i Uzinës së Përpunimit të Naftës në qytetin e Fierit. Ku mbi 150 punonjës prej tre muajsh nuk janë paguar nga administratori i tyre. Po ashtu i njëjti denoncues bën me dije se edhe kur kanë guxuar të protestojnë kërcënimet ndaj të tyre nuk kanë të sosur. Një gjë të tillë e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin e tij social Facebook. Sipas Berishës një gjë e tillë tregon se kjo shtresë shoqërorë është duke u trajtuar sikur të ishin skllevër të padronëve me emrin Edi Rama dhe Besnik. Kështu denoncuesi nga frika e pushimit të punës, dhe me shpresën se një ditë djersa e tij do të paguhet në fund të mesazhit të tij kërkon të mbetet anonim. Frika tregon fare qartë seç në kolera jetojmë. Ku qytetari demokratik nuk guxon të kërkojnë atë që meriton. Kështu ky shtet jo vetëm që nuk njeh detyrimet e tij, por edhe kërkesat i ka të pabaza. Ku çdo kërkohet për të mbushur arkën e disa individëve, dhe jo atë të shtetit. Ku sipas rregullores më pas këto të ardhura përdoren në investime për shtetin si : ngritjen e spitaleve, shkollave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe pagesat e administratës. I njëjti realitet njihet edhe në administratën shtetërore ku uniformat blu dhe personeli i shëndetësisë ende nuk janë paguar me për muajin dhjetor. Edi Rama dhe Besniku i tij prej tre muajve nuk paguajnë rrogat punëtoreve të UPN në Fier dhe i trajtojnë si skllevër. “I nderuar Z.Berisha. Po ju dërgoj këtë mesazh si përfaqësues i zërit të popullit të thjesht e të ndershëm që nuk ka kujt t’i ankohet apo ndonjëri të ketë vesh për ta dëgjuar. Un që po ju shkruaj jam një qytetar i thjesht i këtij vendi, gjate gjithë jetës kam punuar me ndershmëri. Un jam një punonjës i Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier ,në uzine jemi 150 punonjës që punojmë me tre turne dhe po bëjmë 3 muaj pa mar rrogën kemi hyr në muajin e katër. Turp kush e dëgjon të punosh me tre turne e mos të paguhesh  Menaxheri i uzinës quhet Nike dhe dy dit para festave të fund vitit ne si punonjës dolëm në protestë për të kërkuar të paktën një rrogë për të festuar dhe ne si të gjithë, kur më pas protestës vjen menaxheri e na kërcënon të gjithëve. Nuk dimë kujt ti ankohemi sindikatat s’merren me ne , të ngrihemi në protestë kemi frik.. te flasim shkurt uzina është në duart e mafies se botet vijnë e ikin nga uzina jonë, po se ku vejnë këto bote plot këtë s’po e marrim vesh.  Më shumë keq ardhje e qajmë kohën kur ishit në pushtet, kur ishit ju që merrte vendimet të paktën e dinim që s’do vuanim për bukën e gojës si tani. Ju lutem Z.Berisha po mundet ngrijeni ju zërin tuaj e na përfaqësoni ne 150 punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>