Denoncimi/Banda e Elvis Rroshit shkatërron plazhin e Golemit

roshi-2

Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet Facebook ka publikuar disa denoncime që vijnë në llogarinë e tij, ku sipas tyre banda e Elvis Rroshit po shkatërron plazhin e Golemit. Berisha shkruan se kjo bandë po ndërton pa leje në tokë publike, duke shtuar se për këtë ka paguar Edi Rama

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet Facebook ka publikuar disa denoncime që vijnë në llogarinë e tij, ku sipas tyre banda e Elvis Rroshit po shkatërron plazhin e Golemit. Berisha shkruan se kjo bandë po ndërton pa leje në tokë publike, duke shtuar se për këtë ka paguar Edi Rama. “Kjo bande ndërton pa leje në tokë publike, në sheshin e vetëm publik të Golemit. Ka paguar Ramën! Këtu keni mesazhin e qytetarëve dixhital! I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të ndërhyjë menjëherë dhe të bllokoj aktet banditeske antiligjore të bandës së Elvis Rroshit! ” I nderuar Z Berisha. Jam një banor i Golemit bashkia Kavajë. Dua te ngre tej ju një shqetësim te madh për mua gjithashtu dhe për banoret e Golemit. Ne qendër te plazhit te Golemit ne te vetmen hapësire qe ka ngelur, kanë filluar përgatitjet për ndërtimin e një objekti. Zotëria qe do e ndërtojë është Saimir Kurti njeri nder te fortët e Elvis Rroshit .Ne ketë hapësirë te vetme publike qe i ka ngelur plazhit te Golemit dikur kanë qen disa lokale por ne vitin 2003 ne kohen e Fatos Nanos, me pretendimin qe sipas planit urbanistik ne atë hapësire s’do te kishte ndërtesa, por do te behej lulishte, kënd lojërash për fëmijë dhe parking ato lokale u prishen. Dhe pronaret e tyre dhe pse kishin hedhur miliona e kishin punësuar njerëz dolën ne rruge te madhe. Qe prej asaj kohe deri sot ne atë zone nuk është bere asnjë investim. I vetmi investim janë kioskat qe (ja u japin militanteve te tyre lejen)vërshojë aty sa vjen pranvera si kërpudhat pas shiut, meqë po afron sezoni turistik. Këto kioska përveç se prishin dhe atë pak bukuri qe i ka ngel asaj hapësirë, nuk paguajnë as taksa e as drita. Përkundrazi konkurrojnë lokalet e ndershme qe paguajnë taksa e janë ne rregull me Shtetin. Un jam shumë i shqetësuar për ketë ndërtim. Zotëria ne fjalë pretendon se ka leje provizore nga Bashkia Kavajë. Por qenka kjo leje provizore ne tok te shtetit ku kompetencat për leje ne bregdet i ka Këshilli i Rregullimit te Territorit mesa di unë. Kjo është një leje abuzive qe ne qoftë se është dhen, është dhëne nga Elvis Rroshi e banda e tije qe ka ne Bashkinë Kavajë. Për atë ndërtim pretendohet se do jetë nj kat, por ta keni te sigurt Zoti Berisha qe vitin tjetër aty do hidhen themelet për 10 kate. Zoti Berisha te lutem beje publike shqetësimin tone se ne nuk dimë ku te ankohemi Bashkinë Kavajë dihet kush e komando. Beje publike qe ne Golemin tone ne atë hapësirë ku ne gjatë periudhës se verës shëtisim e fëmijët tanë luaj te mos na e zaptojnë te fortët e Kavajas. Te behet diçka sa me pare se nivelimi i sheshit ndoshta dhe hapja e themeleve po përgatitet. Me respekt një banor i Golemit. Te lutem me ruaj anominatin.” “Përshëndetje i nderuari zoti Berisha. Jam një qytetare nga Golemi. Ne sheshin tradicional te qendrës te Golemit ne plazh ngjitur me rotondon ne parkingun tradicional se qendrës se plazhit te Golemit filloi uzurpimi për ndërtimin e një objektit qe është ne kundërshtim flagrant nga ligji dhe master plan i Golemit. Ketë pune po e bën Saimir Kurti nga Kavaja. Një ushtar i bandës se Elvis Roshit. Ju lutem te jete anonime rreptësisht sepse jam qytetare dhe kam frike se me kundërvihen. Ju lutem mundësisht brenda mekanizmave tuaj te ndërhyhet dhe te ndërpritet kjo masakër qe po i behet qendrës se plazhit te Golemit. Me respekt qytetarja anonime e Golemit.” “Mirëmbrëma doktor dua te denoncoj një ndërtim qe po bëjnë banda Ervin rroshi. Gentian daja. Saimir Kurti. Tashme te mbaruar kam filluar te ndërtojë ne sheshin e një parkexhi ne plazhin e Golemit ne kemi biznese dhe policia është me ata për te na mos lejuar ndalimin e këtij projekti mizor. Qe po ndoll ne plazh Golem Kavajë kam marr te gjithë zonën e plazhit qe është parking për te gjithë ne qe ushtrojmë hoteleri turizëm. Dhe s’jemi me nga t’ ja majm sepse na kam bllokuar te gjithë rrugët qe dalin ne breg te detit. Faleminderit doktor. Gentian daja Ervin rroshi. Saimir Kurti një i dënuar me par dhe një trafikant. Mese doni foto ju a sjell ju lutemi mund ta publikoni me respekt një militant i juaj ai familja Romeo Tahir okshtuni”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>