Denoncimi/Dyshja Rama-Veliaj tur mburrjesh me projektet e administratës Basha

edi-rama-dhe-erion-veliaj

Enno Bozdo për Pazarin e Ri:““Rama Junior” s’po bën gjë tjetër vetëm zbaton projektet e administratës Basha dhe po përfundon ato qe u bllokuar turpshëm gjate dy viteve te qeverisjes se Rilindjes”

 

PD  denoncoi Rama-Veliajn se po mburren me projektin e Lulzim Bashës. Ky reagim i ish-nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Eno Bozdo erdhi pas përurimit të Pazarit të Ri. Në një deklaratë për mediat, Bozdo thotë së projekti për Pazarin e ri është prezantuar në 16 prill 2015 nga Basha dhe presidenti i fondit Shqiptaro-Amerikan. “Me 16 prill te 2015, Lulzim Basha dhe Michael Granof – Presidenti i fondit Shqiptaro- Amerikan te ndërmarrjeve, ne një konference shtyp, i lajmëruan përfundimin e projektit te Pazarit te Ri, duke publikuar dhe fotot përkatëse se si do te transformohej kjo hapësirë tregtare dhe publike. Një projekt te rëndësishëm transformues dhe me financim te siguruar dhe parashikuar nga administrata Basha. Ky ishte vetëm njeri prej tyre, një tjetër ishte Bulevardi i ri e Lumi i Tiranes, Terminali Multimodal, dhjetëra rruge, shkolla, kopshte e çerdhe. Kjo natyrisht është mendësi dhe praktike e re mbi bazën e te cilës duhet te punoje çdo qeverisje vendore apo qendrore qe ka ne fokus qytetarin dhe zhvillimin. Ne fakt deri tani, “Rama Junior” s’po bën gjë tjetër vetëm zbaton projektet e administratës Basha dhe po përfundon ato qe u bllokuar turpshëm gjate dy viteve te qeverisjes se Rilindjes. Ne kontrast me ketë, Kaposhi Rama që kapardiset sot, iku si bandi nga Bashkia: nuk la as edhe një cope letër te bardhe ne tavolinat e punës, se për projekte investimet, pune ne proces apo fonde te siguruara e financime nga arka e Bashkisë, nuk behej fjale. Iku dhe la pas gropën ne Sheshin Skënderbej qe ishte kthyer ne makth për qytetaret, la tonelata plehra neper hapësira publike siç ishte ajo pas pallatit te kulturës e cila u shndërrua ne një lulishte për qytetaret apo hapësira e mbetjeve tek policia bashkiake tejet e rrezikshme për jetën e qytetare, hapësire e shndërruar po kështu ne lulishte nga administrata Basha. Kontrasti sot është i qarte mes njeriut qe punon për qytetaret dhe atij qe punon për vete. Rama iku nga Bashkia me një pasuri te pallogaritshme për vete, Basha u largua duke lenë pas investime kryera, te nisura, ne proces, te projektuara dhe me sigurim te financuar qe do te ndryshojnë te sotmen dhe te ardhmen e kryeqytetit te Shqiptareve. Gëzuar Ditën e Verës, edhe për gënjeshtarët”, tha Basha.

Vëzhgim – Rama luan me Tahirin, e detyron të shohë me cmirë Veliajn teksa e shpall superhero në inaugurimin e projektit të nisur më 2015 nga Basha/Inaugurimi i një investimi të bërë tek zona e Pazarit të Ri ka bërë bashkë tre kryekriminelët e “Rilindjes”, Edi Ramën, kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Teksa të gjithë prisnin që vëmendja në atë gjysmë skenë të vendosur tek Pazari i Ri dhe tek kronikat e përgatitura nga regjia e paguar ta tërhiqnin lajkat e Lali Erit për shefin e tij në kryeministri që e ka bekuar për të vjedhur në çdo formë taksapaguesit e kryeqytetit, ajo realisht u zhvendos tek prezenca e “kurbanit” të Edvinit, Saimir Tahiri. Duket se pasi e nxori jashtë loje rivalin kryesor të Veliajt për uljen në “fronin” e Partisë Socialiste, Rama për të zbutur zërat e përçarjes e tërhoqi me zor pas vetes dhe e uli përballë kreut të Bashkisë së Tiranës si për t’i treguar se duhet t’i lërë mënjanë pritshmëritë e tonet e larta, sepse pasardhësin marionetë e ka zgjedhur tashmë. Prania e Saimir Tahirit në inagurimin e Pazarit të Ri vjen menjëherë pas zërave që tregonin se ai kishte refuzuar të pranonte dorëheqjen dhe kryebanditi Edvin padyshim e ka parë si formën e duhur për të lajmëruar se gjoja çdo gjë në partinë e turpit shkon sipas pritshmërive dhe njëkohësisht për t’i hedhur hi syve shqiptarëve duke fshehur tensionet aktuale. Veliaj, i cili tashmë ka një motiv më shumë për të buzëqeshur pas krisjes së marrëdhënieve Rama-Tahiri, nuk nguroi ta shfaqte euforinë dhe me një ton të përulur nisi të “recitonte” një sërë falenderimesh dhe lavdërimesh për liderin e tij shpirtëror. Duke u luhatur në kufijtë e sarkazmës ai u bë qesharak teksa u mundua t’i vishte “liderit suprem” të Surrelit edhe tiparet e një superheroi. “Jemi shumë krenarë që kemi një lider, një kapiten, një drejtues të përkushtuar. Një zot e di si e gjen kohën ky të merret edhe me Tamarën në Vermosh, të merret edhe me rilindjen urbane në Konispol, të jetë sot në Tiranë, por edhe në Elbasan”, u shpreh Veliaj. Lali Eri lavdëroi Ramën për atë që ai e titulloi pasionin e injektuar në skuadrën e “Rilindjes”, duke dashur të tregojë se kultivimi i kulturës kriminale dhe korruptive, sipas socialistëve është virtyt dhe duhet trashëguar, në mënyrë që pretendentët për fronin e partisë kur të arrijnë të bëhen të “gjithëpushtetshëm” të çojnë përpara planin e mjerimit të mëtejshëm të shqiptarëve. Beteja e klaneve në PS dhe dëshira për të ngjitur shkallët e politikës nëpërmjet servilizmit ndaj kryetarit e shtyn Veliajn që herë pas here të dhurojë shfaqje po aq të shpifura dhe banale sa ajo e djeshmja, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme afeksionin e Ramës për përkëdheljet dhe lavdërimet e paqena. Niveli i servilizmit të Erjon Veliajt ka prekur majat dhe ai nuk i kursen aspak elozhet e ekzagjeruara për ato që në syrin e tij duke si aftësi “mbinjerëzore” të kapitenit të anijes së mbytur në oqeanin e korrupsionit, drogës e krimit. Talentin dhe mjeshtërinë e rrallë që ka në mashtrimin e opinionit publik nëpërmjet kronikave propaganduese të montuara në zyrën e tij të shtypit, duket se fansi kryesor i Edi Ramës e gëzon në masën e duhur edhe tek thurja dhe bilbilosja e vargjeve të nderimit për liderin e partisë, përderisa në kaq pak kohë me urdhër të kryeministrit ka ngjitur me nxitim shkallët e karrierës në Partinë Socialiste. Përveç skenës së turpit dhe servilizmit të krye hajdutit të Tiranës edhe vetë projekti i Pazarit të Ri, për të cilin krekoset tashmë dyshja Rama-Veliaj është i njëjti projekt që propozoi administrata Basha në 16 prill të 2015. Ky projekt që përfundoi gjatë ditës së djeshme u bllokua turpshëm gjatë dy viteve të qeverisjes së “Rilindjes”, kur Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, ashtu siç u bllokua dhe projekti i Bulevardit të Ri dhe Terminali Multimodal. Skandali me mburrjen dhe kapardisjen e Veliajt shkon edhe më tej pasi projekti transformues i Pazarit të Ri edhe financimin e kishte të siguruar dhe parashikuar nga administrata Basha. Lali Eri i bashkisë vijon kështu që të dhurojë shfaqjen e radhës duke mohuar në kronikat që i dorëzon mediave publikimin e fakteve e të vërtetave që lidhen me projektet e investimet, të siguruara që nga koha kur bashkinë e kryeqytetit e drejtonte lideri aktual i opozitës së vendit.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>