Denoncimi/Personat që përplasën Policinë në Elbasan, me ndihmën e Ramës, sot gjenden në një vend të BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se personat që goditën Policinë në Elbasan janë larguar me ndihmën e Edi Ramës në një shtet të Bashkimit Europian. Në një dalje për media, kreu demokrat theksoi se Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar sepse me ta e ruajti pushtetin dhe siguroi votën

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se personat që goditën Policinë në Elbasan janë larguar me ndihmën e Edi Ramës në një shtet të Bashkimit Europian. Në një dalje për media, kreu demokrat theksoi se Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar sepse me ta e ruajti pushtetin dhe siguroi votën. Basha theksoi se vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. “Sot, Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar, sepse me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën. Të dyshuarit kryesorë që ka qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e Policisë së korruptuar të Edi Ramës, janë larguar dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Europian. Vota e lirë do ta kishte shpëtuar vendin nga gremina, pas keqqeverisjes 4 vjeçare. Vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. E çon buxhetin e shtetit për hapje të vendeve të punës dhe për kërkesat reale të njerëzve. Dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian. Ne na duhet të vendosim me votë të lirë që qeveria të japë llogari para qytetarit, që të mos rrisë taksat, ta bëjë vendin më të jetueshëm, dhe shqiptarët të mos mendojnë emigrimin si shpëtimin e tyre të vetëm. Ndryshe treguesit e Barometrit të Ballkanit vitin e ardhshëm, do të jenë akoma më dëshpërues për Shqipërinë”, tha Basha.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>