Denoncimi/Rama 537 milionë lekë për ngrohjen e zyrës-qytetarët në ngricë, shkollat pa ngrohje  

grida-duma-10-janar-847x477

Sekretarja e Marrëdhënieve me Median, Grida Duma: “537 mln lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri këtë vit, ndërsa shkollat në gjendje skandaloze, janë mbyllur”

Partia Demokratike ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate për mediat të dhënë nga Grida Duma ka denoncuar atë që sipas opozitës përbën skandalin e radhës korruptiv të kryeministrit Edi Rama me fondet publike. Duke listuar disa prej harxhimeve të Ramës për luksin personal, Duma ka denoncuar se afera e radhës kap shifrën e 537 milionë lekëve që do të harxhohen nga kryeministri për ngrohjen e tij në ambientet e godinës së Kryeministrisë, gjatë këtij viti. Ajo vijoi më tej duke akuzuar kryeministrin Rama se e ka përqendruar vëmendjen tek përmbushja e dëshirave personale të varura nga luksi dhe nuk ka për synim të ndihmojë shqiptarët dhe Shqipërinë për të ecur përpara me politika që ndihmojnë për punësimin e zhdukjen e varfërisë.

“Në fakt, këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi. Prioriteti kryesor i Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të”, u shpreh Duma. Nga ambientet e selisë blu, Duma deklaroi se Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë dhe ka lënë në harresë arsimin, duke mos dhënë fonde për ngrohjen e shkollave, të cilat i mbylli për këtë arsye. Ajo ka bërë fajtor kryeministrin dhe faktin se ai shpenzon për të qenë ngrohtë në zyrën, për  të gjithë njerëzit e raportuar se kanë vdekur nga i ftohti apo të tjerët që janë bllokuar prej disa ditësh nga dëbora. Duma e vendosi theksin tek fakti që njerëzit janë braktisur e janë lënë të vetëm në përballjen e tyre me të ftohtin dhe ka i ka bërë thirrje shqiptarëve për të ndryshuar qeverinë dhe për ta vendosur atë në shërbim të njerëzve dhe jo të Edi Ramës.“Ndërsa pushteti lokal mezi po përballon situatën me burimet e veta, Edi Rama jep shfaqje me shtab emergjence nga zyra e tij e ngrohtë. Ndërkohë njerëzit po e përballojnë vetë të ftohtit, po përballojnë vetë koston e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi dhe mbajtjes ngrohtë të shtëpive për fëmijët. Edi Rama nuk mendon për njerëzit. ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës në qeveri të njerëzve”, deklaroi Duma.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>