Denoncimi/Rama peng i bandave, ka video ku kërkon paratë e krimit

berisha

Ish-kryeministri Berisha:“Krimet e kryera nuk e lënë të japë dorëheqje. Bandat e krimit e kanë regjistruar duke u kërkuar atyre paratë e krimit. Ta shporrim Edi Ramën, organizatën e tij kriminale, qeverinë. Me paturpësi kanë arritur deri aty sa me paratë e drogës, me lidhjet mafioze, të tentojë të korruptojë dhe të huaj”

 

Ish Kryeministri Sali Berisha, në ditën e 56 të protestës nga çadra e lirisë, tha se Edi  Rama nuk jep dorëheqjen pasi është peng i krimit. Berisha theksoi se  ekzistojnë  dhjetëra  regjistrime video  ku  Rama,  u kërkon  bandave paratë e  krimit. “Mos kenë iluzione, krimet e kryera këtë nuk e lenë, nuk e lënë të japë dorëheqje, nuk e lënë bandat e krimit sepse ata kanë të regjistruar duke u kërkuar atyre paratë e krimit”. Më tej, Berisha i bëri thirrje shqiptarëve  që të frymëzuar nga çadra e protestës,  të përgatiten që këtë betejë ta kalojnë në një stad tjetër për Largimin e Ramës, por pa specifikuar  cilat janë mjetet që do përdoren. “Të shporrim të qërojmë Edi Ramën, organizatën e tij kriminale, qeverinë. Me paturpësi kanë arritur deri aty sa me paratë e drogës, me lidhjet mafioze, të tentojë të korruptojë dhe të huaj. Po javën që kaloi, jo “mediat e kazanit”, por dy media prestigjioze shkruajnë: “New Europe”: Shqipëria, nga kanabisi tek korrupsioni…“The Washington Times”: Zgjedhjet në Shqipëri në rrezik nga droga, zgjedhjet e lidhura me krimin. Nuk besoj se ka shqiptar që nuk e sheh këtë situatë. Por ka shqiptarë dhe të huaj që edhe pas gjithë këtyre fakteve tronditëse, thonë atë shprehjen e famshme: Ku qëndron problemi këtu? Por ne kërkojmë që gjithçka që ka shkuar keq të rregullohet se në 25 vite demokraci, shqiptarët që ende s’e kanë prekur ëndrrën e  tyre, kërkon të ndryshojë”, tha ish kryeministri.

Berisha i përgjigjet Ramës për ‘tokën e xanun’: Edi Maska, këta janë shumica-Guxo po deshe/Duke folur në Çadrën e Lirisë, ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, se “çadra është si njëherë e një kohë ‘tokë e xanun’.“Së pari me shprehje tënde prej ordineri ti mendove se mund të fyesh ata që përdorin faljen “xanun”, por harron që ata janë shumicë në diellin shqiptar. Harron se ky është një akt përçarës i turpshëm, por harron se po të garantoj ty se ata dhe secili prej tyre janë 1000 herë me njeri sesa ti. Ata i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe e duan këtë vend më shumë se ti. Ata i thonë familjes familje dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen, sepse ata i thonë dinjitetit njerëz dinjitet dhe i bindur të jesh ti se janë të gatshëm të të bëjnë ty që lana të të duket vaskë floriri. Por ti Edi Rama je verbuar, ti nuk lexon çfarë shkruhet në muret e çadrës. Në çdo centimetër shkruhet “guxo po deshe”. Ti sillesh si skuth, nga një studio në një tjetër duke u zënë me gazetarët, edhe njëherë guxo po deshe. Çadra është fanari që i ndriçon shqiptarët në rrugën e drejtë dhe i drejton drejt fitores vendimtare. Edi maska do t’i thoshte se për mua aty është një letër ku thuhet “Tokë e zanum!”, tha ish-kryeministri Berisha. Më tej, ish kryeministri tha se “Ata i thonë familjes, familje, dhe nuk bëjnë kurrë, nuk ndajnë kurrë, konceptin që ti ke për familjen. Se ata i thonë dinjitetit njerëzor, dinjitet dhe të jesh i bindur se në çdo kohë të të bëjnë që Tirana që të duket ty “vath floriri” – të marrësh atë meriton në çdo centimetër të kësaj çadre të madhe lexohet “Guxo po deshe”, po ti nuk guxon, po sillesh si skuth dhe i tmerruar nga çadra, të ka humbur mendja. Edhe njëherë: Guxo po deshe!”, u Berisha gjatë fjalës së tij.

Protesta e PD/Paloka: Rama i vetmuar, po blen aleatë vendas dhe të huaj/ Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha nga çadra e lirisë se Rama është më i vetmuar se kurrë, duke tentuar që të korruptojë me paratë e krimit aleatë vendas dhe të huaj. “Sot është më i vetmuar se kurrë, pavarësisht se nuk ka hequr dorë nga arrogance, nga sjellja e tij prej injoranti politik, prej arroganti, sot ai është më i vetmuar se kurrë dhe për këtë arsye po përpiqet të blejë dhe korruptojë aleatë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një situatë kriminalizimi që çdo ditë rëndohet më shumë. Përditë, krime, vrasje, atentate, siç ishte edhe ai i vrasjes së Artan Cukut. Ky shtet, Edi Rama jo vetëm që e la në dorë të krimit por edhe e nxori në pritë për krimin, sepse është i lidhur me krimin, ata janë e vetmja shpresë për të dhe pastaj flet për media kazani për ndërkombëtarë që luftojnë atë ndërkohë që me paturpësi ka arritur deri aty sa me paratë e drogës, me lidhjet mafioze të tentojë të korruptojë edhe të huajt”. Paloka gjithashtu tha se në sallën e parlamentit janë marrë vendime kundër interesave të popullit shqiptar. “Ndërkohë në atë sallën tjetër që ata e quajnë parlament, por që nuk ka lidhje me parlamentin, në atë sallë vazhdon sot e kësaj dite të punohet kundër interesave të shqiptarëve. Kanë marrë vendime që janë kundër interesave të shqiptarëve, sepse i tillë është parlamenti i bandave. Prandaj jemi këtu dhe do të jemi deri në fitore dhe të jeni të bindur çdo ditë që kalon nuk bën gjë tjetër vetëm na afron me fitoren”, u shpreh Paloka.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>