Denoncimi/Tahiri disponon fakte të marrëdhënies së Edi Ramës me bandat dhe klanet mafioze

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se ish-Ministri i Brendshëm Tahiri dhe kryeministri Rama po negociojnë një marrëveshje mes tyre për t’ia hedhur me një kosto sa më të lehtë pas skandalit të përgjimit të dosjes “Habilaj”. Në daljen për media, kreu demokrat theksoi se e gjitha kjo vjen pasi Tahiri disponon prova me zë dhe figurë që lidhin Ramën direkt me bandat dhe klanet mafioze të Shqipërisë

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se ish-Ministri i Brendshëm Tahiri dhe kryeministri Rama po negociojnë një marrëveshje mes tyre për t’ia hedhur me një kosto sa më të lehtë pas skandalit të përgjimit të dosjes “Habilaj”. Në daljen për media, kreu demokrat theksoi se e gjitha kjo vjen pasi Tahiri disponon prova me zë dhe figurë që lidhin Ramën direkt me bandat dhe klanet mafioze të Shqipërisë. “Duket qartë nga përgjimet e dosjes “Habilaj-Tahiri” se si ka funksionuar mekanizmi. Shqiptarët e kanë parë, e kanë lexuar, ju e keni parë dhe dëgjuar me sytë tuaj, se si kjo bandë kriminale ka ndihmuar në financimin e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe zgjedhjeve të 2015–tës. Edi Rama është kapur në flagrancë, qeveria e tij është kapur në flagrancë si bashkëpunëtore e krimit. Dhe kreu i këtij narko-shteti është Edi Rama. Pa dijeninë e tij, pa bekimin e tij, pa lejen e tij dhe pa përfitimin e tij direkt, krimi nuk do mund të diktonte emërimet e policisë, kriminelët nuk do të tregonin me gisht furgonat e policisë si pronë e tyre apo të kishin njerëzit e tyre brenda qendrës së radarëve dhe të lajmëroheshin për çdo lëvizje skafesh. Të gjitha këto, janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës. Nuk ka shqiptar të besojë se këto janë bërë në kokë të vet nga Saimir Tahiri, apo nga Fatmir Xhafa, apo nga Haki Çako, apo nga drejtorë të tjerë të policisë. Pas Saimir Tahirit, pas çdo Halilaj, Balilaj, Shullazi, pas çdo oficeri të lartë të korruptuar të Policisë së Shtetit, është vetë Edi Rama dhe Edi Rama është koka që mban të lidhur të gjithë këta faktorë interesi. Ndaj, largimi i tij është domosdoshmëri absolute për luftën e vërtetë kundër mafias, për të shembur lidhjet e krimit me politikën dhe për ti hapur rrugën një qeverie legjitime që gëzon mbështetje të vërtetë popullore dhe jo një qeverie të ardhur me votën e më pak se 20% të shqiptarëve dhe me qindra miliona euro të krimit. Prandaj, hapi i parë dhe i domosdoshëm, është largimi i Edi Ramës, krijimi i një qeverie anti-mafie dhe shkëputja, shembja e lidhjeve të mafies me politikën. Të gjitha operacionet e suksesshme antimafia janë zhvilluar për shkak të partnerëve tanë. Kjo është e vërteta për operacionin e djeshëm në Vlorë, kjo është e vërteta për Xibrakën, sepse Edi Rama në vend që të luftonte apo parandalonte këto operacione të mafies me grumbullime disa tonëshe të drogës apo me ndërtimin e fabrikave të kokainës, ka qenë drejtpërdrejtë i interesuar në mbrojtjen e tyre. Prej më shumë se dy vitesh, Partia Demokratike dhe eksponentë të saj kanë denoncuar përfshirjen edhe të familjarëve të Edi Ramës, të cilët faktohen se kanë lëvizur me të njëjtat automjete që kanë lëvizur bosët e fabrikës së kokainës. Edi Rama ka heshtur. Edi Rama nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Edi Rama mohon dhe kërkon ti ikë kësaj përgjegjësie, për një arsye të vetme, sepse ai është përgjegjësi kryesor. Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të shuhet as duke arrestuar dhe as duke e lënë të lirë Tahirin. Ne e dimë, kemi të dhëna se Edi Rama dhe Saimir Tahiri, aktualisht, po përpunojnë një marrëdhënie dhe një marrëveshje me njëri-tjetrin. Saimir Tahiri disponon fakte, të dhëna, përgjime, dokumente dhe filmime të përfshirjes direkte të Edi Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze dhe klanet mafioze të Shqipërisë”, tha Basha. Më tej, kreu i PD u shpreh se Rama e ka jetike marrëveshjen me Saimir Tahirin, i cili, ndonëse i ekspozuar në mënyrë të pashpresë para opinionit publik dhe ligjit, do përpiqet t’ia hedhë me një kosto sado të ulët. “Kjo nuk mund të ndodhë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ndaj as arrestimi i Saimir Tahirit, as procedimi i tij penal, as vënia para drejtësisë e peshqve të tjerë të mëdhenj, nuk do të ketë sukses përsa kohë që, peshku më i madh, është ulur në karrigen e kryeministrit.  Faleminderit dhe besoj se ditët e kësaj jave do vazhdojnë me lajme të tjera të rëndësishme”, tha Basha.​

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>