Denoncimi/Të shkarkohet Drejtori i Shërbimit Social, blen vota me ndihmë ekonomike e dekodera

spaho

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka denoncuar një skandal që po ndodh në prag të zgjedhjeve, blerjen e votave nga PS-ja nëpërmjet Shërbimit Social. Spaho tha se Drejtori i Shërbimit Social po e shpërndan ndihmën ekonomike duke u kërkuar familjeve të varfra të votojnë për PS-në por edhe nëpërmjet deputetëve, që po shpërndajnë po vetë dekoderat televizivë për familjet e varfra. “A kemi të drejtë të kërkojmë qeveri teknike? Sigurisht. E patë në Roskovec, një shfaqe e turpshme ku Drejtoresha e Arsimit me dy Drejtoresha të gjimnazit, kryetaren e bashkisë Roskovec mblodhën gjimnazet, nxënësit e shkollave dhe u bënin thirrje të votonin për PS. Këto janë kushtet e barabarta, ku PS shfrytëzon të gjithë infrastrukturën, aparatin e saj shtetëror për të detyruar njerëzit që të votojnë për PS jashtë vullnetit të tyre. E patë dje në Lezhë, arsimtarët e ngarkuar nën sqetull me fletëpalosjet e PS për ti shpërndarë në qytet ku u bëhet thirrje të votonin për PS. Këto janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme që organizon kjo qeveri? Do e pranojmë ne këtë? Sigurisht që jo. Prandaj e duam qeverinë teknike që ti heqë dhe largojë të gjithë këta drejtues që fusin duart në zgjedhje, e duam qeverinë teknike që të heqë Ministrin e Punës, që Ministri i Punës të largojë së pari Drejtorin e Shërbimit Social i cili nëpërmjet nëpunësve të tij troket derë më derë në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë tek të papunët, u jep ndihmën ekonomike dhe u thotë të votojnë PS. Nëse nuk voton do të pritet ndihma ekonomike. Ky drejtor duhet shkarkuar për herë të dytë se i ka ngarkuar Taulant Balla në kurriz dekoderat dhe e çon në Elbasan ti shpërndajë, në këmbim të japin votën për PS. E duam qeverinë teknike që të heqë atë birbon e OSHEE nga puna, gjithë aparatin e OSHEE me njerëz dhe makina e përdor në funksion të zgjedhjeve. Ky birboja do kandidojë dhe për deputet. Këtyre praktikave duhet tu jep fund. E vetmja mënyrë është të krijohet qeveria teknike që t’ua presë duart të gjithë atyre që fusin duart dhe përzihen me zgjedhjet. Ministria e Mbrojtjes i përdor mjetet sot kur fillon fushatën qeveria për të ndërtuar rrugë, ura, mbushur gropa. A është qeveria teknike interesi vetëm i PD? Jo, është interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. I gjithë forcave politike”, tha Spaho.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>