Deputetët e LSI-së nuk besojnë programin e Edi Ramës, i kërkojnë sqarime nëpërmjet 19 pyetjeve

Petrit Vasili ironizon: “Rama, me aritmetikë të gremisur”

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar në Facebook, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili bëri publik programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.. Vasili e ka cilësuar Ramën si të paaftë në aritmetikë, për shkak se në program Rama premton shumë, ndërsa nuk thotë se nga do të vijnë gjithë këto para për investimet imagjinare. “Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur. Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët. Kur pyetet për bujqësinë nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm? E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjetikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin. E pyesin të ziun për ujërat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë. E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë”, shkruan Vasili.

Deputetët e LSI-së nuk besojnë programin e Edi Ramës, i kërkojnë sqarime nëpërmjet 19 pyetjeve/ Një version ndryshe nga reagimet e Partisë Demokratike, ka zgjedhur grupi parlamentar i LSI për t’i kërkuar kryeministrit shpjegime mbi programin qeverisës që ai e shiti ditën e djeshme në Kuvend si shpëtimtarin e Shqipërisë. Duke mos besuar asnjë nga gënjeshtrat që Rama përdori në 2013 dhe i sjell po si risi në 2017, deputetët të LSI-së nëpërmjet 19 pyetjeve drejtuar kryeministrit Edi Rama, kërkojnë të dinë se çdo të bëhet me financat e vendit dhe si do të përmirësohet gjendja ekonomike e shqiptarëve, të zhytur në varfëri e papunësi prej “rilindasve”. LSI kërkon gjithashtu të dijë nga kryeministri se nga do t’i gjejë ai paratë për të realizuar shpenzimet që premton në fletushkën e shitur për program.

Pyetjet e LSI për Edi Ramën:1. Cilat janë prioritet e qeverisë për investimet publike?

  1. Sa % PBB do dedikohet për arsimin, shendetësinë dhe bujqësinë? Sepse nga programi nuk ka asnjë qartësi si do prioritarizohen me financime këto sektorë?
  2. Si do të shpërndahet buxheti arsmit sipas sektorëve që e përbëjnë atë, cila nga ministritë është përgjegjësja për arsimin profesional?
  3. Premtimi juaj është që për 4 vitet e ardhshme do të mbulojmë plotësisht 75 % të nevojave për ujë në të gjithë territorin ? Çfarë do të thotë kjo?
  4. Po çfarë mund të ketë më të rëndësishme sesa uji për qytetarët shqiptarë?
  5. Për familjet në nevojë cila është paketa sociale? Apo sërish do kemi paketën e lëmoshës?
  6. Do kemi me shëndetësi falas apo qeveria është bërë pishman?
  7. Ndërsa investimet për kanalizime dhe largimin e ujërave të ndotura urbane premtoni deri në fund të mandatit vetëm në nivelin 48%…cila është harta e investimeve?
  8. Do kemi prapë në Sarandë, në Ksamil etj çarje të kanalizimeve në kulmin e sezonit turistik? Çfarë mund të ketë më prioritare sesa shërbimi me ujë dhe investime në kanalizime?
  9. Po bujqësia si mund të konsiderohet sërish prioritet kur thoni që në 4 vitet e ardhshme do të buxhetojmë 25 miliardë lekë?
  10. Rreth 200 milion euro në 4 vite, janë gati më pak seç buxhetohet sot 50 milion euro në vit? E dini këtë?
  11. Sa projektohet të jetë minimumi jetik në 4 vitet e qeverisjes prej sot deri në mbyllje të mandatit?
  12. Sa e ka impaktin në buxhet qeveria ekperimentale? Sa largime nga puna? Kosto?
  13. Cilat do të jenë masat që do të merren nga qeveria për eleminimin e analfabetizmit funksional dhe braktisjes së shkollës?
  14. Në kuadrin e integrimit europian, barazia gjinore dhe strategjia e luftës kundra dhunës janë çështje të kapitullit 23 te drejtësia, cila nga ministritë do të jetë ajo që do të ketë përgjegjësi për çështjet e barazisë gjinore, pasi në programin e paraqitur, asgjë nuk ishte e qartë?
  15. Çfarë mekanizmi do përdorni për thithjen e 100 miliardë lekë investime?
  16. Në program flisni për investime publike në energjitkë, rreth 50 miliardë. Ndërkohë premtoni korridorin Adriatik – Jonian i cili kërkon rreth 80 miliardë. A e keni bërë aritmetikën e këtyre investimeve?
  17. Në program nuk përmendni trajtimin e mbetjeve. Nuk keni asnjë politikë për këto?
  18. Në program nuk keni asnjë incentivë për punësimin?

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>