Deputeti Bylykbashi: Të çohen para drejtësisë ata që bënë krime kundër njerëzimit

Veç dënimit të përdorimit të simboleve të komunizmit me një ligj të posaçëm, demokratët kërkojnë dhe dërgimin para drejtësisë të gjithë atyre që bënë krime kundër njerëzimit në komunizëm. Nënkryetari i grupit parlamentar, Oerd Bylykbashi thotë se çështja nuk duhet trajtuar si fenomen, por duke evidentuar përgjegjësinë kriminale të gjithsecilit, sipas dispozitave në fuqi të kodit penal

 

Veç dënimit të përdorimit të simboleve të komunizmit me një ligj të posaçëm, demokratët kërkojnë dhe dërgimin para drejtësisë të gjithë atyre që bënë krime kundër njerëzimit në komunizëm. Nënkryetari i grupit parlamentar, Oerd Bylykbashi thotë se çështja nuk duhet trajtuar si fenomen, por duke evidentuar përgjegjësinë kriminale të gjithsecilit, sipas dispozitave në fuqi të kodit penal. “Kodi penal ka një dispozitë specifike jo vetëm për genocidin, por dhe për krimet kundër njerëzimit dhe ajo dispozitë vetëm pret që të furnizohet me rastin konkret përpara gjykatës. Pret që dikush, jo vetëm individ, por dhe institucion, por dhe parti apo qoftë dhe organizatë, ta bëjë gati dosjen për x apo y kriminel të kohës së komunizmit dhe ta çojë atje”.

Bylykbashi sjell në vëmendje disa raste. Në Rumani një 90-vjeçar u dënua për krime kundër njerëzimit si kriminel i komunizmit. Polonia kërkon ekstradimin nga Amerika ku është fshehur me identitet të rremë një person mbi 90 vjeç për krime kundër njerëzimit bërë në kohën e nazizimit. Italia ka rastin e maskarës së famshme të Marka Botos para 73 vitesh, ku vdiqën 700 persona. 10 ushtarakë u dënua në vitin 2007 për krime lufte. “Dhe ngjashmëria  e tyre është pavarësisht kur kanë ndodhur dhe në ç’moshë është krimineli. Ata dënohen se ndjekja penale për këto lloj krimesh nuk pushon kurrë. Pse? Interesi publik është që të pastrohet ndërgjegjja nga këto lloj krimesh të rënda. Shqipërisë i mungon pikërisht kjo. Ky është një lloj katarsisi që bëhet përmes bisturisë së ligjit e drejtësisë. Nuk është hakmarrje dhe individualizimi e jo të flasim për fenomenin është elementi që të çon në sukses”. Por nga çfarë duhet pasur kujdes, që nisma të mos mbetet rrugës. Nuk duhet trajtuar situata si fenomen, por duhet vepruar me individualizimin e përgjegjësisë kriminale dhe për këtë nuk ka nevojë për shumë legjislacion. “Fenomenin të gjithë e dimë dhe kemi dënuar. Qasja besoj fituese është individualizimi i përgjegjësisë kriminale të atyre që kanë vrarë ata gati 7 mijë veta në Shqipëri. Kemi 7 mijë emra që po t’i rëndësim anash tyre, në shumicën e rasteve nuk kemi emrin e kriminelit të dënuar. Për çdo krim të thjesht kërkojmë kriminelin. Për këto krime nuk ka, ose ka shumë pak. Kush vrau Havzi Nelën, kush vrau tjetrin e tjetrin… kush I vrau ata djem të rinj në kufi në vitin ‘91 dhe pse nuk ishte më tradhti ndaj atdheut. Pra të gjitha këto i kanë sot kriminelët, të cilët janë shumë të lumtur në diskurimin e madh për hapje dosjesh, komunizëm, antikomunizëm, histori e vjetruar. Jo, duhet t’i shkojmë rastit një për një. Atë që bënte Simon Vizental që i shkonte me dosje individuale çdo krimineli nazizist… e kërkonte, dokumentonte e ia çonte prokurorisë. Atë që kanë bërë gjithë shtetet demokratike”.Demokratët kanë theksuar që në fillim të shtatorit se do të kërkojnë dënimin me ligj të përdorimit të simboleve të komunizmit, për të cilën kërkuan dhe një rezolutë në Parlament në 2016-n por që u la në harresë. Po kështu ata i mëshojnë fort nevojës së zbatimit të kodit penal për krimet kundër njerëzimit, duke bërë gjurmimin, dokumentimin dhe nisjen e hetimit penal dhe dërgimin para drejtësisë të atyre që kanë bërë krime njerëzimi në komunizëm. E meqë vetingu është i modës sot, ata e konsiderojnë këtë si një veting të domosdoshëm për shoqërinë shqiptare.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>