Deputeti Genc Pollo pret drejtorin e Zgjerimit në BE: “Krimi dhe Zgjedhjet, problemet e mprehta të Shqipërisë”

Kryetari i Komisionit të Integrimit Europian në Kuvend, Genc Pollo, priti në takim drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian z.Christian Danielsson. Duke e falenderuar për ndihmën e deritanishme, Pollo i tha zotit Danielsson se përmbushja e kushteve të vendosura  nga BE, si lufta kundër krimit të organizuar me mpleksje politike veçanërisht të narkotrafikut, lufta kundër korrupsionit, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe dekriminalizimi, janë shërbimi më i mirë për popullin shqiptar. “Sidomos kur qeveria paraqitet si pengesë. Thënia e të vërtetave dhe trysnia politike nga Brukseli është mënyra më e mirë për të ndihmuar”, u shpreh Pollo.

Presidenti Meta takohet me Danielson: Optimist për plotësimin e 5 prioriteteve për në BE/Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielson. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka përmbushja e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe u shpreh optimist për plotësimin në kohë të tyre. Ai nënvizoi gjithashtu se pritshmëritë legjitime të qytetarëve shqiptarë dhe investimi i madh evropian dhe amerikan për reformën në drejtësi duhet të njohin përparim cilësor dhe të shpejtë në ngritjen e plotë dhe funksionimin efikas të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Presidenti Meta theksoi gjithashtu rëndësinë që ka nisja në kohë e reformës zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, për të trajtuar me seriozitet dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha shqetësimet dhe rekomandimet që ngrihen në raportin e OSBE/ODIHR-it. Presidenti Meta dhe Danielson shkëmbyen mendime edhe mbi situatën në rajon dhe zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>