Deputeti i PD, Bardh Spahia reagon ashpër ndaj indiferencës së kryeministrit Rama  për katër të mbyturit në Vlorë

bardh-spahia

“T’i akordohet medalje të riut që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të tjera”

Ngjarja e rëndë që ndodhi në bregdetin e Vlorës ku humbën jetën katër të rinj ka sjellë reagime të shumta, dhe një ndër to është ajo e deputetit të ardhshëm të Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Përmes një postimi në Facebook, Spahia me tone të ashpra i kërkon llogaridhënie qeverisë për mungesën totale të masave të sigurisë në plazhet shqiptare, edhe pse vetë Edi Rama dilte në media kohë më parë për të propaganduar shërbimin e rojeve të oplazhit që nuk u vendos kurrë në zbatim. “Të nderuar miq! Dje katër të rinj humbën jetën në plazhet tona. Në këtë absurd të madh që përfaqëson turizmi në Shqipëri, me kushte skandaloze, mungesë uji, dritash, ndotje ekstreme të plazheve, trafik të rënduar e çmime stratosferike, mbivendoset dhe mungesa totale e sigurisë. Ku janë shërbimet e rojeve të plazheve të reklamuara me aq pompozitet pak kohë më parë e të sanksionuara sipas një VKM të vitit 2016??! Nuk funksionojnë në asnjë pikë të bregdetit nga Velipoja në Sarandë, për të mos folur pastaj për qindra pishinat e shpërndara kudo nëpër vend. Asnjë sinjalistikë që të tregojë vendet e rrezikshme me shkëmbinj apo rryma nënujore”, shkruan Spahia në Facebook. Spahia vijon më tej duke shprehur indinjatën për mungesën e një reagimi nga kryeministri Rama për jetët e humbura edhe prej paaftësisë së qeverisë, teksa ky i fundit me arrogancën që e karakterizon atë që duhet të ishte një ditë zie e nisi me publikimin e pamjeve nga bregdeti i jugut i betonizuar nga oligarkët e tij. Ai e mbyll postimin e tij duke propozuar që të riut Benjamin Ferati, i cili humbi jetën duke u munduar të shpëtojë dy jetë njerëzish t’i akordohet një medalje për aktin e tij human. “Përballë kësaj situate alarmante në pikun e sezonit vjen indiferenca totale e Kryeministrit që sot si për ironi e fillon ditën me pamje nga bregdeti i betonizuar i jugut. Asnjë reagim për 4 jetët e humbura, as më i vogli ngushëllim për familjarët e tyre e për më tepër asnjë premtim që nesër diçka do ndryshojë në drejtim të sigurisë së jetës të pushuesve. Në fund dua ta mbyll me një propozim, që pasi të jetë qartësuar dinamika e ngjarjes, të riut Benjamin Ferati i cili humbi jetën duke u munduar të shpëtojë dy jetë njerëzish…“Ti akordohet një medalje për aktin e tij sublim”. Do ishte në nderin tonë ti shprehim mirënjohjen e thellë për këtë akt heroik ekstrem. Kam bindjen që shpreh edhe mendimin dhe dëshirën e çdo shqiptari”, thuhet ndër të tjera në postimin e deputetit të ardhshëm të PD-së.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>