Deputetja e LSI: 56% e shqiptarëve duan të ikin-kreu i Rilindjes po rrënon ekonominë

kerp

‘56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi’. Ky është raporti i Institutit kërkimor Gallup, të cilin e ka komentuar këtë dielë në profilin e saj në rrjetin social facebook deputetja e LSI, Floida Kërpaçi. Deputetja Kërpaçi shkruan se gjendja alarmante dhe rënia ekonomike e vendit është arsyeja kryesore përse shqiptarët kërkojnë te ikin sa më parë. “Alarmante. Po shkatërrojnë Shqipërinë duke rrënuar ekonominë. Aktualisht sipas Institutit kërkimor Galluop, 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi ynë sepse nuk kanë mjetet për të siguruar jetesën. Kreu i Rilindjes premtoi para 2013 se do të ishte përtej të majtës e të djathtës, por pasi i rrënoi ekonomikisht i ndau shqiptarët brenda kufirit e përtej kufirit. Në 2017 gjendet i kamufluar pas premtimit se do të udhëheqë me flamurin kuq e zi, demek bashkim e prosperitet për të gjithë shqiptarët: Kujdes, duhet të gjithë të jemi në gjendje alarmi e në kundërveprim për ato që do të bëjë. Duhet ndaluar shpopullarizimi i Shqipërisë, njerëzit po ikin prej rilindjes, prej oligarkëve që po vjelin çdo pasuri të vendit dhe po rrënojnë ekonominë e çdo familje duke vrarë shpresën për një jetë e të ardhme këtu në vendin tonë. Rinia meriton të ketë një të ardhme të sigurt në vendin tonë dhe për këtë të gjithë së bashku duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën për vendin tonë. Le të trimfojë ndjenja për vendin, mbi egon për pushtet. Duhet të lulëzojë ekonomia që e shpërndan të mirën te qytetarët dhe jo te pushtetarët. Duhet të rrënohet oligarkia e të trumfojë Rinia e Shqipëria”, shkruan Kërpaçi.

Deklarata – Brahimllari: Shalsi kutërbon si plehrat, vetëm për to mendon/Deputeti i PS-së Eduard Shalsi, njohur ndryshe si ithtari dhe mbështetësi më i flaktë i ligjit që përcakton shndërrimin e Shqipërisë në një hambar të plehrave të Europës, një ditë më parë doli e akuzoi drejtorët e LSI-së se iu merrnin para peshkatarëve të Pogradecit për t’iu lëshuar licencat. Por nga kampi i ish-aleatit i janë kundërpërgjigjur menjëherë, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i ardhshëm dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ka rikujtuar se ishte Shalsi kryefirmëtari i ligjit të plehrave. Me tone të ashpra Braimllari shprehet se Shalsi kutërbon si plehrat, pasi vetëm për to mendon dhe punon, ndërsa thekson se me këto deklarata prej mashtruesi synon të mbulojë aromën e plehrave që do të sjellë në Shqipëri. “Shalsi, ky kryefirmëtar i ligjit të plehrave, i kthimit të Shqipërisë në gropë mbetjesh të rrezikshme, nuk mund të mashtrojë më askënd sepse aroma e plehrave që ai do të sjellë në Shqipëri është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumosur me aromat mavi të rilindjes! Shalsi kutërbon si plehrat se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para…”, shkruan Braimllari në Facebook.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>