Deputetja e LSI: Situata në shkolla e degraduar, duhet zgjidhur kriza e drogës tek brezat e rinj

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar lidhur me kapjen e një nxënësi me drogë të llojit kanabis në një nga shkollat e Tiranës, duke e cilësuar situatën në shkollat e vendit të degraduar.  Ajo shprehet se qeveria nuk merr asnjë masë, ndërsa i drejton një apel prindërve, qytetarëve dhe medias të reagojnë fort për të zgjidhur krizën e drogës që ka kapur brezin e ri. “Fëmijët e familjeve Shqiptare janë nen presionin dhe efektin e drogave te forta. Drogave qe ka lejuar qeveria te shiten lirisht ne shkolla, lokale, lagje. E kam ngritur ketë problem madhor dhe denoncuar qe ditën e pare ne Parlament. Kam kërkuar qe nga autoritetet përkatëse te merren masa dhe te ndalojnë ketë ekspozim te të rinjve nga droga! Edhe 6 muaj pas alarmit ne Parlament, asnjë mase e marre nga qeveria. Te rinjtë shkojnë ne shkolle për te mësuar dhe marre DIJE, jo për te mësuar te drogohen! Papërgjegjshmëri totale nga ana e qeverise qe e sheh dhe e trajtojnë ketë situate si normale. Duhet reagim i forte nga ana e prindërve, qytetareve, medias, për te zgjidhur krizën e drogës qe ka kapur brezin e ri! Te reagojmë te gjithë para se te jete tepër vone”, shkruan Kërpaçi!.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>