Deputetja Tabaku: Sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes në administratë, shëmbëllim i fytyrës qeverisëse të kryeministrit  

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shfrytëzuar një postim në rrjetin social Facebook për të reaguar lidhur me dëgjesat publike të Edi Ramës, ku ai ka lëshuar në mënyrë të njëpasnjëshme ultimatume shkarkimi për drejtorët e hipotekave, drejtorët e spitaleve dhe ata të Shëndetit Publik. Tabaku shprehet se këta drejtorë që janë sot në pushtet, janë ushtarët e bindur të partisë, të cilët kanë fituar postin për shërbimin ndaj rilindjes dhe kanë vjedhur duke u bekuar nga Rama

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shfrytëzuar një postim në rrjetin social Facebook për të reaguar lidhur me  dëgjesat publike të kryeministrit Edi Rama, ku ai ka lëshuar në mënyrë të njëpasnjëshme ultimatume shkarkimi për drejtorët e hipotekave, drejtorët e spitaleve dhe ata të Shëndetit Publik. Tabaku shprehet se këta drejtorë që janë sot në pushtet, janë ushtarët e bindur të partisë, të cilët kanë fituar postin për shërbimin ndaj rilndjes apo nëpërmjet pagesës së parave dhe kanë vjedhur apo abuzuar duke u bekuar nga Edi Rama. Duke vijuar më tej ajo thekson se shkarkimet që kryeminstrin lajmëron, janë një formë marketingu që vjen nga e njëjta shkollë partie, e cila dëboi 200 000 mijë shqiptarë nga vendi dhe e ktheu Shqipërinë në hhambar të drogës.Postimi i plotë: “Nuk janë njerëzit është sistemi! Disa ditë me radhë dëgjoj kryeministrin nëpër diskutime live me qytetarë dhe nëpunës të administratës të cilët i fajëson për situatën problematike në të cilën ndodhet sot shërbimi publik shtetëror. Ironikisht,Postimi i plotë: “Nuk janë njerëzit është sistemi! Disa ditë me radhë dëgjoj kryeministrin nëpër diskutime live me qytetarë dhe nëpunës të administratës të cilët i fajëson për situatën problematike në të cilën ndodhet sot shërbimi publik shtetëror. Ironikisht,e ushtarit të bindur, i cili ndër të tjera duhet të zbatojë vullnetin politik të rilindjes dhe madje të vetë kryeministrit Rama. Nëse kanë vjedhur, abuzuar apo edhe kanë kthyer korrupsionin në praktikë duke i katandisur sektorët e ndryshëm në agjenci pasurimi personal apo zinxhir të korrupsionit që shkon edhe më lart, kanë vepruar me bekimin dhe miratimin e kryeministrit. Kështu që ky marketingu me pushime nga puna për t’u zëvendësuar drejtori i rilindjes me një tjetër drejtor rilindje që vjen nga e njëjta shkollë partie është po aq bajate sa beteja kundër korrupsionit dhe nuk do të prodhojë asnjë rezultat. Nuk janë njerëzit, është sistemi. Sistemi i korrupsionit dhe vjedhjes të cilin e fshihni me marketingun dhe gjoja qeverisjen me popullin. Sistemin që lejoi abuzime me 2,8 mld euro sipas KLSH, sistemi që largoi 200 000 shqiptarë e që e ktheu Shqipërinë qendrën e kanabisit, portën kryesore të heroinës në Europë. Sistemin që ju keni ngritur edhe perfeksionuar. Për sa kohë të mbahen në këmbë këto pushtetarë që ushqejnë dhe menaxhojnë këtë sistem për aq kohë do të mungojë vullneti politik, ndërsa administrata do të vazhdojë të jetë thjesht njëushtri e bindur partiake e ndërtuar për të dhënë tendera e koncesione dhe pse jo për të përfituar ndonjë gjë çfarë mund të rrjedhë në zinxhirin korruptiv që është instaluar! Asgjë më shumë se shëmbëllimi i fytyrës së qeverisë!

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>