Dhëmb për dhëmb me votën e drogës

protesta-e-pd

Përballja e protestës qytetare me botën e drogës dhe krahun e saj politik, narkoqeverinë e Ramës, del nga çadra e Bulevardit në qiell të hapur. Qytetet më të mëdha të vendit, akset kombëtare dhe opinioni publik do të bëhen dëshmitarë të përballjes dhëmb për dhëmb të opozitës dhe popullit që proteston për votën e lirë me votën e drogës, të cilën e gëzon pash më pash Edi Rama

 

Dita e hënë do të shënojë bashkimin më të madh qytetar të parë ndonjëherë kundër krimit dhe drogës në qeveri. Përshkallëzimi i Protestës Qytetare në shërbim të kauzës së zgjedhjeve të lira e të ndershme, përmes një qeverie teknike do të mbush rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka njoftuar këtë aksion kombëtar në vazhdën e rezistencë së saj dy-mujore në çadrën e vendosur përpara kryeministrisë. Por përse po ndodh ky ‘revolucion’? Shqiptarët prej 4 vitesh ndodhen të rrethuar nga Rama dhe aleanca me bandat, ndaj ky bashkim mbarëshqiptar do t’i tregoj vendin kryebanditit. Rilindja e Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta, faturat apo taksat e larta. Ndaj thirrja e vazhdueshme e kreut Basha dhe opozitës shqiptare është vendosja e pushtetit në duart e qytetarëve, pasi nuk mundet që në këto zgjedhje jetike për vendin të vendos droga dhe korrupsioni siç ndodhi në zgjedhjet e pak muajve më parë. Të hënën të gjithë qytetarët të majtë e të djathtë midis orës 11:00 dhe 12:00 do të bllokojnë trafikun kombëtar në të gjithë Shqipërinë. Ky është vendimi i opozitës së bashkuar, ndërsa Basha e quan gjithashtu edhe si një orë e madhe e solidaritetit kombëtar. Bazat e Republikës së Re janë duke u hedhur, ndërsa Republika e Vjetër është duke shpikur gjithë farë manovrash për të mos lejuar këtë aksion kombëtar që do të kulmoj me të vetmen kërkesë legjitime të opozitës dhe shqiptarëve: mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këto vite me Ramën kryeministër, pushtetarët dhe kriminelët e lidhur me ta kanë vënë pasuri miliona euroshe mbi djersën e njerëzve të thjeshtë. Ndaj ky përshkallëzim do të jetë një reagim qytetar për të drejtat, për dinjitetin dhe lirinë e shqiptarëve. Kush do të mbushë rrugët e vendit e sheshet? Do të jetë rinia, do të jetë qytetaria, do të jenë vlerat më të mira të të gjithë Shqipërisë, që nuk pranojnë më të përfaqësohen nga Rroshët, Prengët, Bushët dhe narkoman-ët. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me banda dhe kriminelë. Nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me të korruptuar, por do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse shqiptarët nuk do të falin askënd që dëshiron të mbajë peng Shqipërinë duke mbajtur peng zgjedhjet. Koha e mashtrimeve po mbaron, koha e batakçinjve po mbaron, koha e kriminelëve po mbaron. Po vjen ora e shqiptarit të ndershëm, po vjen ora e Republikës së Re. Kjo  qeverisje e mbyllur dhe e korruptuar iu ka marrë frymën shqiptarëve me sundimin e saj. Ramës i kanë dalë nga kontrolli shteti që qeveris duke e fundosur në llumin që ka krijuar vetë, duke u munduar të kapet pas degëve. Shqipëria është bërë një vend paradoksesh ku krimi është kthyer në sinonimin e shtetit, ku përdoren të rinjtë për fushatë dhe më pas ju mohohet e drejta e studimit, ku ju urohet “suksese në jetë” atij që rebelohet kundër sistemit mafioz dhe tallen më pas duke thënë se mungojnë profesionistët. Ky manifestim, kjo ‘luftë’ dhëmbë për dhëmbë me votën e drogës do të jetë për një të nesërme më të mirë. Se në vitin 2017, nuk mund të pranojmë e as nuk do të pranojmë më mjerim të standardeve afrikane për shqiptarët. Ndaj, të gjithë shqiptarët për t’i thënë stop politikës kriminale të rilindjes Rama dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira, në bashkimin më të madh qytetar të parë ndonjëherë do të arrijnë të marrin në dorë pushtetin e do t’i vendosin bllokadë krimit e drogës.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>