Dhuna e Erion Veliajt ndaj grave, frikë dhe amanet i trashëguar nga Edvini

dhuna violeta web

 

 

Protestë e grave dhe shoqërisë civile ndaj sjelljes së poshtër të kryetarit të bashkisë, i cili pushon gratë nga puna për motive politike e pastaj kërkon ndihmën e bodygardëve që të vërë dorë mbi to. Dhuna e Erion Veliajt, një trashëgimi e palo-burrit që për 11 vjet dhunoi në bashki e tani po shpërndan të njëjtin model për gjithë kryebashkiakët burrecë

Albana Vokshi: “Prokuroria të nisë menjëherë hetimet ndaj Veliajt”

 

Lidhja Demokratike e gruas , anëtarët e Këshillit bashkiak të Tiranës dhe Forumi rinor  protestuan sot para Bashkisë, kundër dhunës së ushtruar nga kryetari Erion Veliaj dhe stafi i tij ndaj punonjëses Violeta Geca. Kryefamiljarja Geca u pushua nga puna dy ditë më parë në shkelje flagrante të ligjit dhe në përpjekje për tu ankuar tek Erion Veliaj, ajo u kërcënua  e më pas u dhunua fizikisht nga ai vetë dhe stafi i kabinetit. Zonja Geca tha se sot denoncon publikisht dhunën që ka pësuar jo vetëm moralisht piskologjikisht por mbi të gjitha fizikisht nga stafi dhe kryetari Veliaj.“I shkova për ti kërkuar të vinte dorë në zemër dhe të më ndihmonte, por ai nuk e bëri. Degradoi në një dhunë fizike të paparë,ndërkohë që unë i kërkova ndihmë, ai më goditi dhe më përzuri nga zyra. Kjo është e tmerrshme për një grua,që të shkosh në shtëpi e dhunuar nga eprori yt, të cilit shumë gra i kanë dhënë votën, e kemi besuar se ai mund të na mbështesë dhe të na ndihmojë”, tha Geca në manifestimin e protestës që u bë në hyrjen e Bashkisë.

-Çfarë kërkuat ju? “Unë i kërkova të drejtën time pse isha pushuar nga puna në mënyrë të padrejtë. Ai më tha drejtoju SHQUP-it, drejtoju Lulit, gjykatës, ata të zgjidhin. Unë nuk kam mundësi tjetër për të ardhura, jam me qira, kryefamiljare dhe nuk kam të ardhura. Nga kjo bashki zhduku sepse nuk ke më punë këtu, më tha Veliaj. Tani shpreh shqetësimin dhe merakun e thellë  për magazinën, sepse gjendja mund të manipulohet, kërkoj korrektësi dhe praninë time gjatë inventarit që të mos manipulohet dhe të shfrytëzohet si rast që të më ndjekin penalisht. Nesër  do të më paraqesin arsyen e largimit nga Bashkia dhe pastaj do të vazhdoj me procedurat sipas ligjit”, tha Geca. Kryetarja e LDGSH, deputetja Albana Vokshi i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimin penal për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i denoncuar për dhunën e ushtruar ndaj punonjëses së tij. “Për ne nënat dhe vajzat është rrëqethës dhe tronditës dhuna e ushtruar ndaj punonjëses kryefamiljare. Erion Veliaj ish-ministri përgjegjës për Barazinë Gjinore duhet të shkojë në burg, pasi denoncohet për dhunë ndaj grave, vepër penale e sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, që dënohet deri në 5 vite burg. Ndërkohë neni 50, përjashton nga e drejta për të kërkuar liri me kusht apo dënime alternative, për personat që ushtrojnë dhunë ndaj grave për arsye politike. Paralelisht Prokuroria e Tiranës duhet të nisë hetimin për shkarkimet në Administratën e Bashkisë dhe ne i bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të Bashkisë të denoncojnë rastet e shantazheve verbale dhe fizike të pushimeve nga puna. Ftoj institucionet ndërkombëtare dhe trupin diplomatik të prononcohen për këtë rast dhune të paprecedentë si dhe OJQ-të që trajtojnë të drejtat e grave, të mbështesin gratë dhe vajzat nga dhuna shtetërore”, tha Vokshi. Anëtarja e Këshillit bashkiak, Reila Bozdo tha se rasti që denoncon zonja Geca është skandaloz. “Qytetarët presin modele të reja jo thjesht mosha të reja në drejtim. Duhet të kuptojmë ndryshimin e madh që ka ndodhur me drejtimin e kësaj bashkie; nga një model që takonte qytetarët dhe trajtonte hallet e tyre, në një model të ri të drejtimit, ku sipas asaj që zonja thotë, jo vetëm që nuk e dëgjon punonjësen por dhe e dhunon atë. Unë si anëtare e Këshillit bashkiak por dhe në emër të të gjitha grave të PD në Këshill, angazhohem se do të vazhdojmë ti kërkojmë kryetarit të bashkisë në mbledhjen më të parë, që të zbardhë dhe të qartësojë qëndrimin e tij në këtë situate”, tha Bozdo.