Dialog, ose “armata” e Republikës së Re në shesh

basha

Edi Rama, i gjendur në kulmin e krizës politike dhe në një përballje të ethshme me kërkesat e drejta për zgjedhje të lira e me standarde, po përdor çdo alternativë të mundshme për t’iu shmangur dialogut e për ta çuar vendin drejt destabilitetit. Në ditën e 61 të rezistencës qytetare, kreu i opozitës Basha theksoi se kjo qëndresë europiane po i zbardh fytyrën Shqipërisë, ndërsa po frenon shkatërrimin e plotë të vendit. Duke mos hequr dorë nga kërkesa legjitime për Qeveri Teknike, ai fton Edvinin në dialog, në të kundërt e paralajmëron se armata paqësore e Republikës së Re do të mbushë sheshet e Shqipërisë

Deklarata e kreut të Opozitës/Qytetarët janë ngritur më 18 shkurt dhe nuk do të ulen më deri në fitore

Sheshet dhe rrugët e Shqipërisë do të mbushen nga armata paqësore e qytetarëve të republikës së re. Ky ka qenë paralajmërimi i Lulzim Bashës, nëse qeveria nuk i hap rrugë dialogut.  Kreu Basha nënvizoi gjithashtu se nuk do të tërhiqet nga qeveria teknike që do të mundësoj mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si alternativa e vetme për të shmangur destabilitetin. “Qytetarët janë ngritur më 18 shkurt dhe nuk do të ulen më deri në fitore. Jemi shumë më shumë se në 18 shkurt dhe nesër akoma më shumë ndaj le ti hapin rrugë dialogut, ti thërrasin mendjes përndryshe sheshet dhe rrugët e Shqipërisë do pushohen nga armata paqësore e qytetarëve të republikës së re. Nuk ka tërheqje nga ky projekt, republika e re po bien, është e pashmangshme, e do çdo shqiptar. Çfarë do të thotë republika e re: që me zgjedhje të lira dhe të ndershme me qeveri teknike sovrano do të vendosë me votë të lirë. Edhe qeveria , edhe opozita e ardhshme nuk do të kenë asgjë të ngjashme me këto që janë tani. Përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore do të jetë e pamundur për qeverinë të jetë arrogante me qytetarët. Qytetarët do të kenë instrumente që për 24 orë të rrëzojnë çdo qeveri që del mbi ligjin. Kushdo që do të shërbejë në politikë, ta dijë që kjo nuk do të jetë punë për tu pasuruar brenda një nate por do të jetë një punë e vështirë. Këto parime gjejnë kuptim shprehje në dokumente moderne ku Shqipëria është palë. Nuk ka vend evropian të BE që nuk garanton zgjedhje të lira të ndryshme”, tha Basha.

Çmimi i energjisë/Basha-Ramës: 25% e personave si puna ime harxhojnë mbi 300 kv dhe paguajnë më pak/ Duke folur nga Çadra e Lirisë, Basha iu përgjigj Ramës në lidhje me faturën e energjisë elektrike dhe faktin që paguan më pak. Në ditën e 61 të rezistencës qytetare, kreu i PD theksoi se janë vetëm 25% e shqiptarëve që shpenzojnë më shumë se 300 kv dhe pas kësaj fashe, çmimi reduktohet, ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve nuk shpenzojnë 300 kv e sipër, por më pak dhe në këtë fashë çmimi i dritave është i lartë. “Republika e Vjetër është një komplot politik me qëllim mbrojtjen e komplotit ekonomik ndaj qytetarëve shqiptarë. Politika është një teatër me kukulla, me fasada, me maska. Demokracia fasadë është një qeveri kriminelësh që shkel ligjin nga mëngjesi deri në darkë. Republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët. Tash tre ditë po debatojmë në distancë për çmimin e energjisë. Unë them është rritur, ju thoni është rritur, ai thotë është ulur dhe nxjerr faturën time e thotë sot paguan më pak. Për faturën time nuk gënjen, sepse 25% e personave si puna ime harxhojnë mbi 300 kv dhe paguajnë më pak. Çmimi mesatar i 1 kv për familjarët ka shkuar në 9.52 lekë. Energjia është rritur për 75% të shqiptarëve”, tha kryetari i PD Lulzim Basha.

 

Lëvizja popullore ‘Republika e Re’, vendi ku secili jep idenë e tij sesi Shqipëria të bëhet më e mirë

Kërkoni të jepni ide se si mund të bëhet Shqipëria më e mirë? Me një mënyrë të thjeshtë secili prej jush mund të bëjë propozimet e tij. Kjo në faqen e internetit republikaere.al. Ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha ai i cili për herë të parë ka folur për Republikën e Re, duke e kthyer edhe në një program të opozitës. “Republika e re që po lind është në zemrat e gjithsecilit prej nesh. Republika e re është republika e standardeve europiane dhe amerikane që shqiptarët kaq shumë e duan dhe kaq shumë e ëndërrojnë”, thuhet në faqen e internetit. “Mirësevjen në lëvizjen popullore, demokratike dhe kombëtare për Republikën e Re. Na shkruaj edhe ti idetë e tua, ëndrrën tënde se si do që të jetë republika e re dhe çfarë duhet të ofrojë ajo për shoqërinë tonë, për gjithsecilin prej nesh”, shkruhet në faqen e Republikës së re.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>