“Die Presse”: Ballkani Perëndimor, një bombë e kurdisur nacionaliste

Paralajmërimet e publikimeve diverse theksojnë shpesh që Europa po humb Ballkanin perëndimor. Sipas Burkhard Bischof, Europa ka akoma 28 shtete, që merren së tepërmi me defektet e saja dhe e shohin me injorancë dhe çinteresim pjesën e saj juglindore. Ai citon për “Die Presse” mediat e tjera perëndimore se çfarë shkruajnë për Ballkanin perëndimor. „Europäische Rundschau“ ka humbur krejtësisht sytë e saj nga rajoni ballkanik dhe në revistën e fundit (2/2017) Vedran Dzihic ka shkruar edhe për një “Bombë të kurdisur”. “Burrat e fuqishëm për të ruajtur pushtetin e tyre krijojnë një teknikë të re të sundimit duke luajtur me nacionalizmin”. Gjithashtu „Der Spiegel“ (26/2017) e karakterizon Ballkanin perëndimor si të “Humburit e Kontinentit” dhe paralajmëronte: „Projektit europian i është kthyer shpina. Që BE humbet ndikimin e sigurisë dhe mirëqenies, është po aq e kuptueshme sa edhe e rrezikshme. Kjo lojë e rrezikshme mund të kthejë ndryshimin e kufijve me atë që mund të quhet Shqipëria e madhe ose Serbia e madhe”. Sipas magazinës polake „The New Eastern Europe“ nëse BE e humbet Ballkanin perëndimor atëherë askush nuk mund të garantojë se banorët e saj të frustruar të mos kthehen në viktimë për Putinin dhe Erdoganin. “Jo vetëm Serbia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi mund të jenë pjesë e ndikimit të fshehur rus dhe turk respektivisht, por e rrezikuar është edhe anëtarja e BE, Kroacia,” përcjell botasot.info fjalën e shkrimtari Miljenko Jergovi?. Rrezik tjetër shihet rritja e ekstremizmit musliman në Bosnjë, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, që kanë eksportuar një numër të madh të xhihadistëve drejt Lindjes së Mesme. Pas rikthimit në vendlindje ata mund të jenë një katalizator i shpërthimit të konflikteve të reja në Ballkanin perëndimor. Dhe në fund është paralajmërimi i shkrimtarit Jergovic. “Akoma nuk e ka humbur Europa Ballkanin. Por do e humbet shpejt, nëse ajo paraqitet e verbër përballë zhvillimeve të fundit”.

“Washington Post”: Serbët e Maqedonët më të armatosurit në Ballkan/Një analizë e “Washington Post” tregon për numrin e armëve të regjistruara në rajonin e Ballkanit. Sipas analizës Serbia renditet e para nga ish-Jugosllavia me më shumë armë të regjistruara dhe menjëherë pas saj vjen Maqedonia. Serbia ka 37.8 armë për 100 banorë, Maqedonia është e dyta me 24.1 armë, e ndjekur nga Mali i Zi 23.1, Kroacia 21.7, Kosova 19,5 dhe Bosnjë e Hercegovina 17.3. Banorët e Republikës Çeke kanë 16.3 armë për 100 banorë, Sllovenia 13.5, Rusia 8.9, Sllovakia 8.3, Bjellorusia 7.3, Ukraina 6.6, Bullgari 6.2 dhe më së paku raportohet për 100 banorë në Poloni, 1.3. Sipas “Washington Post”, Shqipëria disponon me 8,6 armë për kokë banori. Sipas të njëjtave të dhëna, në nivel të Evropës më së shumti armë posedojnë në 100 banorë zviceranët, 45.7, e ndjekur nga suedezët 45.3.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>