Diktatura e Ramës nisi nga Erion Veliaj  

veliaj-rama-1024x683

Edi Rama e ka nisur shkallmimin e çfarëdolloj ligji e morali me vendimin për t’u rritur kryeqytetasve çmimin e ujit me 30 %. Kjo diktaturë po zë fill me infrastrukturën paramilitare të Erion Veliajt dhe s’njeh asnjë lloj opozite, as në Këshillin Bashkiak të Tiranës e nesër as në Kuvendin e Shqipërisë. Neofashizmi Rama-Veliaj është një vendimmarrje që kërkon një reagim proporcional, i cili duhet të ketë si udhëheqje sistemin demokratik dhe jo pazaret me buxhetin e oligarkisë

 

Nga zemra e Tiranës me urdhër të drejtpërdrejtë të dashnorit të diktaturës Edvin, Erion Veliaj i dha dje jetë totalitarizmit duke i dyfishuar qytetarëve të kryeqytetit çmimin e ujit si akti sublim i sakrifikimit të taksapaguesve për hatër të xhepave dhe llogarive të tij personale. Pasi kontribuoi intensivisht në fushatë elektorale për të propaganduar pseudo arritjet e PS-së, Erion Veliaj e mori shpërblimin e tij nga baroni i krimit dhe i drogës. Rritja e çmimit të ujit që përfaqëson tullën e parë për diktaturën edviniste do të shërbej gjithashtu si themel i një tjetër pafytyrësie dhe vjedhje kolosale nga ana e të përkëdhelurit Erion Veliaj. Teksa Edi Rama nisi shkallmimin e çfarëdolloj ligji e morali me këtë vendim, Lali Eri i hapi rrugë finalizimit me sukses të idesë së tij për privatizimin e shërbimit të UKT, me një tender nga i cili do të fitojë plot 250 milionë euro. Rritja e çmimit të ujit për familjet dhe bizneset me 30 % është përgjigje e drejtpërdrejtë e krye4bashkiakut të Tiranës për kërkesat e firmës së përzgjedhur prej tij tashmë si triumfuese në garën që do të hapet për privatizimin e UKT-së. Tarifa për ujin do të rëndojë si barrë mbi supet e qytetarëve të Tiranës, sepse klientët oligarkë të Veliajt duan të korrin sa më shumë fitime gjatë periudhës njëzet vjeçare që parashikon koncesioni. E vërteta e frikshme jo vetëm për banorët e kryeqytetit por për gjithë shqiptarët, të cilëve iu deformua vullneti i lirë më 25 qershor nga baronët e krimti dhe drogës, është se diktatura zuri dje fill me infrastrukturën paramilitare të Veliajt dhe do të vijojë më e ashpër duke mos njohur asnjë lloj opozite në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe këtë herë njëjtë si me skemën e rritjes së çmimit të biletës për transportin urban, Erioni shfrytëzoi pikun e sezonit turistik, kur qytetarët kanë “braktisur” kryeqytetin për pushimet në bregdet që të kalonte me 31 vota një vendim të ngjizur me dëshirën dhe aprovimin e Edi Ramës. Me votimin e një vendimi që shkon totalisht në vijë të kundërt me interesat dhe nevojat e qytetarëve, ithatrët e dështimit “Rilindje” treguan se nuk njohin humanizëm dhe nuk do të tregojnë aspak mëshirë për shqiptarët, por do të vjedhin e grabisin deri në qindarkën e fundit. Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është hapi i parë për ridimensionimin e politikës së zhvatjes, e cila këtë katër vjeçar si kurrë ndonjëherë më parë do të prijë misionin dhe bindjet e keqdashësve të Shqipërisë që janë radhitur si ushtarë të Edi Ramës në gjirin e PS-së. Edvini i shashtisur nga efekti i drogës duket se ka gjetur tashmë çelësin që i hap dyert e abuzimeve masive me paratë e qytetarëve, një çelës kopil si Lali Eri i bashkisë së Tiranës, i cili është i gatshëm të mashtrojë e të hiqet si gjynahqar në pikë të hallit për të finalizuar me sukses idetë e çartura të shefit të tij. Teksa uzurpuesit e pushtetit po i imponojnë qytetarët të pranojnë çdo vjedhje që bëhet në kurriz të tyre, është e rëndësishme që të kuptohet sot se neofashizmi Rama-Veliaj është një vendimmarrje që kërkon një reagim proporcional, i cili duhet të ketë si udhëheqje sistemin demokratik dhe jo pazaret me buxhetin e oligarkisë.

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    28/07/2017 at 04:47

    A e moren vesh populli shqiptar se kush eshte krimineli E. Rama, I cili terhiqet nga hunda nga sekretari I pare I atij grupi mafioz, nje element teper negative qe sjell te gjitha trazirat ne ate vend te vogel, ku shume klane mafioze veprojne per ta gllaberuar nje ore e me pare, qe nga rusia e larget, Serbia, Turqia, Greqia e shume vende te tjera, qe nuk lene menyra te ketij lloji pa manovruar, Shqiperia ka qene dhe vazhdon te jete si top futbolli per t’u copetuar, njesoj si nje kafshe e shqyer nga grabitqaret. Kur ne krye te vendit qendron nje idiot I droguar, I cili shkaterroi vendin me droge e lloj lloj matrapazlleqesh, te cilin po e denon dhe perendia per ato qe po ben cdo dite, deri ne djegien e vendit nga zjarret, te cilat vihen nga dora e tij e zeze me ane te bandave te tij, me qellim hapjen e tokave per mbjelljen ne vazhdimesi te asaj droge, tjetra eshte qe te perzej sa me shume njerez nga vendi, me qellim marjen e pushtetit te perhershem ne pronesi te tij, nje plan I vjeter nga keta persona ne shume vende te botes, ku frika nga genocide, I ben njerezit qe te marin arratine e te mos kthehen me, ashtu sic kane ikur shume nga ne, per te mos u kthyer kurre, vetem prej atij njeriu kriminel, qekur ai ishte kryetar bashkie, ai ka ushtruar dhune psikologjike dhe morale ndaj femrave, ate ZOTI e denofte deri ne te fundit, mos pafte asnje dite rehat, as gjumin mos e befte, as buken mos e hengert, e gjehte nga mos e pandefte, sot urdheron dhe Lali Erin qe te pushoje nga puna te gjithe kundershtaret politik, ata qe deri dje I kishte afruar vetem per te mare votat, sapo fitoi zgjedhjet me votat e te tjereve, te blear me parate e droges, I dha drurin, tani rit cmimin e ujit per te gjithe te vobektet, ata qe jane te papune, pensionistet, te cilet jane per t’u qare me llahinga, e kete e ben sepse nuk I kaloi dot tonelatat e droges, te cilat u kapen nga nderkombetaret ne kufirin me ta dhe matane kufijve, I kishte bere llogarite gabim, kujtoi se do vazhdonte te mashtronte duke thene se avionet jane mushkonja, se nuk ka droge ne asnje vend, sepse ai uje qe sot I ritet cmimi u perdor per te ujitur kete super droge dhe kete gjobe te majme do ta paguaje populli, kurse ai eshte bere super miliarder, I cili shetit fshehurazi me avion personal, per te nxjer dhe per te mare parate e fituara nga shitja e saj, kete lloj pazari ia ben gruaja e tij e mare me koncesion, e cila eshte teper e stervitur me keto lloj dobiclleqesh. Nga keto familje te shthurura, mos prisni qe te bejne shtet, mobilizoni gjithe popullin qe te ngrihet ne protesta madheshtore, per ta shporur nje here e mire kete bastard se bashku me ate qe e dirigjon, kriminelin me te madh G. Rucin, po nuk vepruat tani qe eshte vere, mos prisni dimrin, ku shumica bllokohet nga bora e I ftohti, situate eshte e tmerrshme, tani jep urdher qe te regjistrohen njerezit ne banesat ku jetojne, pasi beri kerdine ne listat me emra te tjetersuar, qe nga datelindja, atesia, ndryshime ne emra dhe mbiemra, ku nje person figuron ne 2 ose tre regjistra me keto ndryshime. Nje gjendje alarmante qe cdo dite sjell dizinformim.