Dita e parë e shkollës/Basha: “Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar në ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor 2017-2018. “Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja. Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Basha.

Ish-kryeministri Berisha: Ju uroj fëmijëve, mësuesve, prindërve të tyre, një vit shkollor plot shëndet, naltësim dhe suksese në garën e dijes

Edhe ish kryeministri Berisha ka uruar nxënësit e mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Përmes një postimi në facebook, Berisha thekson se kjo është një ditë gëzimi, veçanërisht për të vegjlit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. “Të dashur miq, sot qindra mijëra fëmijë ulen në bankat e shkollave. Kjo është një ditë gëzimi dhe emocionesh pozitive për të gjithë fëmijët, veçanërisht për më të vegjlit, që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit dhe prindërit e tyre. Ndaj ju ftoj të dashur miq t’ju urojmë fëmijëve tanë, mësuesve, prindërve të tyre, një vit shkollor plot shëndet, naltësim dhe suksese në garën e dijes”, shkruan Berisha.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi uron nxënësit e mësuesit për vitin e ri shkollor/ Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor 2017-2018. Me një mesazh në Facebook, Kryemadhi shkruan se të gjithë duhet me qenë krenarë për rrugën e vështirë të dijes.Është një ditë e veçantë sot për të gjithë fëmijët që ringjisin shkallët e dijes dhe sidomos për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Urimi im shkon për të gjithë nxënësit anekënd Shqipërisë, ata në qytete, por dhe për ata fëmijë që përpiqen drejt rrugës së vështirë drejt dijes edhe në fshatrat me të thellë të Shqipërisë. Dhe për ta rruga është më e vështirë për shkak të kushteve. Por të gjithë sot duhet të ndihemi krenarë për brezin e ri të fëmijëve tanë, me besimin se ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimet drastike dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Me bindjen se këta fëmijë do të jenë e ardhmja që Shqipëria meriton për të mos qenë më peng i mafias dhe oligarkëve që kanë në dorë fatet e Shqipërisë. Me dëshirën dhe përkushtimin e të gjithëve ne, do të jenë ata që sot ulen në bankat e shkollës, e ardhmja e ndritur dhe drejtuesit që do të ri ngrenë Shqipërinë dhe shqiptarët në dimensionet e vërteta evropiane”.

Statistikat e frikshme/Në bankat e 9-vjeçares u ulën 40% më pak nxënës se 20 vjet më parë

Dje ishte disa e parë e shkollës për rreth 340 mijë nxënës, që janë të regjistruar për të ndjekur arsimin 9 vjeçar. Por, në qytetet e largëta ose në zonat rurale, shumë banka rrezikojnë që të mbeten bosh. Numri i nxënësve është shumë më i ulët në krahasim me 20 vite më parë. Sipas statistikave të INSTAT, në vitin shkollor 1996-1997 kishte 560 mijë nxënës të regjistruar në arsimin 9 vjeçar. Sot, pas 20 vitesh, numri i tyre ka rënë me rreth 217 mijë, apo gati 40% më pak. Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milionë persona, ndërsa në vitin 2017 ka zbritur në vetëm rreth 522 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në 18% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989. Në të kundërt, teksa vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, -ku janë larguar më së shumti moshat e reja -, është rritur pesha e të moshuarve.  Popullsia mbi 65 vjeç zinte 13% të totalit në vitin 2017, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT. Ky ndryshim i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017, popullsia në grupmoshën nga 15-44 vjeç, që është pjesa më energjike e tregut të punës, ra me 162 mijë persona në krahasim me vitin 2001, ose me 11.6%. Rënien më të fortë shihet ta ketë grupmosha 15-19 vjeç, me më shumë se 24%. Më tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 35-45 vjeç, kur në vitin 2017 numërohen 330 mijë persona më pak se në vitin 2001. Më pas, struktura e popullsisë në moshë pune shënon rritje të fortë për moshën 45-64 vjeç, duke u shtuar me 208 mijë persona ose 38% në krahasim me vitin 2001.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>