Dita/Opozita kërkon dorëheqjen e Gramoz Ruçit, shkeli Kushtetutën në seancën e 18 dhjetorit

Edmond Spaho: “Dorëheqja e Gramoz Ruçit si zbatues i puçit kushtetues të 18 dhjetorit, është hapi i parë për kthimin e normalitetit parlamentar”

 

Nisur nga faktet dhe argumentet e paraqitura ditën e djeshme në Kryesinë e Kuvendit, në prezencë të Ruçit, Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho në një deklaratë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, theksoi se në datën 18 Dhjetor, gjatë seancës së fundit të Kuvendit, është kryer një puç kushtetues i urdhëruar nga Edi Rama, por me dijeninë, miratimin dhe zbatimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Spaho theksoi se Kuvendi i Shqipërisë me votat e maxhorancës, në kundërshtim me përcaktimet Kushtetuese të cilat kërkojnë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me 3/5 e votave, të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe të ketë kaluar procesin e vettingut, e zgjodhi atë me propozim të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pa vetting dhe me 69 vota. Spaho vuri në dukje se kjo shkelje flagrante e Kushtetutës i jep mbrojtje politike dhe antiligjore Edi Ramës, ministrave dhe oligarkëve të tij, i jep mbrojtje Sajmir Tahirit dhe aktivitetit të tij kriminal i cili kanabizoi vendin, i jep mbrojtje Vangjush Dakos nga përgjimet e shërbimeve të huaja, ku në këmbim të votave në zgjedhjet e 25 Qershorit u ofroi grupeve kriminale fonde shtetërore nëpërmjet tenderave publikë, i jep mbrojtje Qazim Sejdinit për lidhjet me krimin e organizuar në Elbasan, pastrimin e parave për të cilen hetohen familjarët e tij dhe blerjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se për sa kohë Kushtetuta e Shqipërisë do të shkelet, Parlamenti nuk do të funksionojë në kushte normale. “Paralajmërimi i opozitës po vërtetohet çdo ditë me shkarkimin e prokurorëve brenda disa ditëve dhe zëvendësimin e tyre me sejmenë të Edi Ramës, dhënien e pasaportës Sajmir Tahirit, lirimin e Orest Sotës i cili u kap me 863 mije euro dhe dy patenta të Sajmir Tahirit si dhe lirimin para disa ditësh të një të burgosuri të procesit të Xibrakës. Në këto kushte Opozita nuk mund të lejojë shkeljen permanente të Kushtetutës dhe delegjitimimin e institucioneve, duke qëndruar fort në mbrojtje të saj dhe institucioneve demokratike dhe si hap i parë i kthimit të normalitetit në Kuvend, kërkojmë dorëheqjen tuaj nga funksioni i Kryetarit te Kuvendit”, theksoi kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>