Doktor Mhill Gecaj zgjidhet kryetar i Shoqatës Nikaj-Mërtur

mhill

Nikaj-Mërturi i Kosovës nderi e krenaria e shqiptarizmës


Shoqata Nikaj-Mërturi nën drejtimin e kryetarit Gjin Niklekaj zhvilloi zgjedhjet për strukturën e re drejtuese para pak ditësh. Në fjalën e tij zoti Niklekaj bëri një rezyme të shkurtër të aktivitetit të dendur e shumë aktiv të kësaj shoqate në katër vitet e fundit, në promovimin e nikajmërturasve në të gjitha trojet shqiptare. Menjëherë pas dorëheqjes së parevokueshme të zotit Gjin Niklekaj nga posti i kryetarit u kalua në diskutime mjaft miqësore e demokratike të të gjithë delegatëve nga Kosova e Shqipëria për të arritur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kryetarit të ri. Asambleja e Nikaj-Mërturit nëpërmjet një procesi demokratik zgjodhi: dr. Mhill Gecaj – kryetar; prof. dr. Lush Susaj – sekretar i përgjithshëm; av. Gjin Niklekaj – kryetar i bordit; Krist Mula – nënkryetar i parë; Gjin Gjoli – nënkryetar për organizimin dhe ish-të përndjekurit; Pashk Pepkolaj – nënkryetar për marrëdhëniet me publikun. Mhill Gecaj, veçse aktiv në politikë si kryetar i Partisë Lidhja Demokristiane, është një person me një karrierë brilante në profesionin e tij dhe ka qenë një drejtues i mirë në postet që ka mbajtur. Si bluzë e bardhë pacientin e ka pasur në fokus të punës së tij duke treguar profesionalizëm dhe përgjegjshmëri maksimale në shërbimin që ka kryer dhe kryen ndaj tyre. Zoti Gecaj ka kryer një sërë kursesh dhe kualifikimesh duke qenë pjesë e mjaft konferencave dhe kongreseve në fushën e mjekësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Mhill Gecaj është anëtar i Urdhrit të Mjekut.
Kush është Mhill Gecaj?
Doktor Mhill Gecaj, kryetari i Shoqatës Nikaj-Mërturit, në vitet 1984-1988 ka kryer shkollën e mesme profesionale në Shkodër. Në vitet 1988-1989 kreu kurs parauniversitar në Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë, në vitet 1989- 1994 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë pranë Universiteti i Tiranes dhe nga 1994-1995 ka krye stazhin e punës pranë QSUT “Nënë Tereza”. Në vitin 1996 ka krye specializimin pasuniversitar për Fizioterapi pranë Institutit të Lartë të Kulturës Fizike (Departamenti i Mjekësisë). Në vitin 2000-2001 ka bërë specializim pasuniversitar për fizioterapi pranë qendrës “Dokita”, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Në vitet 2006-2007 ka kryer master për Menaxhim Planifikim Shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë, Universiteti i Montrealit, Zyra e Koperacionit Zvicerian dhe ISHP si dhe në vitet 2007-2008 përfundoi master për Shëndet Publik në UT, Fakulteti i Mjekësisë.
Zoti Gecaj ka kryer edhe një sërë kualifikimesh dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe kongrese ndërkombëtare. Në mars 2007 është pajisur me certifikatë pas pjesëmarrjes në Kongresin e 15-të Evropian të Psikiatrisë dhe Shëndetit Mendor mbajtur Madrid të Spanjës. Nga datat 20-25 shtator 2008 është pajisur me certifikatë pjesëmarrje në Kongresin e 14-të Botëror të Psikiatrisë dhe Shëndetit Mendor, mbajtur në Pragë, Republika Çeke. Në janar 2009 u pajis me certifikatë pjesëmarrje në Kongresin e 17-të Evropian të Psikiatrisë dhe Shëndetit Mendor mbajtur në Lisbonë, Portugali. Në shkurt 2009 mori pjesë në kursin e formimit intensiv në spitalin territorial pa dhimbje në Salerno, Itali, si dhe ishte pjesë në projektin Aiutiamo Le Aquile A Valore, organizuar nga (Giffoni Film Festival). Në prill 2009 u pajis me certifikatë pjesëmarrje në Kongresin e 15-të të Psikiatrisë mbajtur në Firence, Itali. Në maj 2013 mori certifikatë pjesëmarrje në Kongresin e 5-të “Eurasia Cingress of infectious Diseases” mbajtur në Tiranë si dhe u pajis me certifikatë pas pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare te Shëndetit Publik, “Sëmundjet jo të transmetueshme, sfidë për shëndetin publik”, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Në vitin 2014 mori certifikatë pjesëmarrjeje në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik. Në vitin 2016 mori pjesë në aktivitete të edukimit në distancë: “Kura dhe kujdesi për personin: perspektivat e komunikimit dhe marrëdhënies profesionist-pacient”, si dhe po në këtë vit mori pjesë në kongresin e inovacioneve në mjekësi. Po në vitin 2006 mori pjesë në konferencën kombëtare të shëndetit publik në Shqipëri me temë “Indikatorët shëndetësore si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemit të informacionit shëndetësor në rajonin e Evropës dhe QKEV, trajnim “Kolla dhe menaxhimi i rasteve specifike”. Më 9 tetor 2016 mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga QKEV, konferencën “Sfida në kardiologjinë klinike 2016, përditësimi i vjeshtës bazuar në raste klinike” si dhe konferencën e QKEV, “Përdorimi racional i antibiotikëve”. Gjatë vitit 2017 ka marrë pjesë në një takim shkencor “Sëmundjet kryesore alergjike, protokollet për mjekun e familjes si dhe konferencën “Astma bronkiale tek adutët” dhe këtë mori pjesë në kongresin e 3-të Multidisiplinor Spitalit Amerikan.
Punësimi, kurset dhe
trajnimet e akredituara
Mhill Gecaj në vitet 1992-1995 ka qenë kryetar i Unionit Studentor Shqiptar, në vitet 1995-1998 nëndrejtor i Ndërmarrjes Tregtare të Trajtimit të Studentëve nr. 2. Tiranë, 1998-1999 mjek patolog pranë Qendrës së Pritjes për të depërtuarit nga Kosova, pallati i sportit “Asllan Rusi”, Tiranë, dhe mjek pranë Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Tiranë. Në vitin 1999, zoti Gecaj ka qenë mjek part-time pranë QKSHS në projektin “Përmirësimi i sistemit të shërbimeve sociale, faktor thelbësor për zhvillimin e komunitetit” si dhe vitin 1999-2006, mjek familje në qendrën shëndetësore Bathore, lagjja nr. 1 dhe përgjegjës i Qendrës Shëndetësore. Në vitet 2000-2005 ka qenë mjek fizioterapist dhe pedagog te Qendra e Fizioterapisë pranë Caritasit Shqiptar si dhe vitet 2002-2005 mjek pranë qendrës sociale “Don Bosko”. Në qershor 2006 ishte drejtor i Drejtorisë së Kujdesit të Shëndetit Parësor në ASHR Tiranë, në vitet 2006-2009 ishte drejtor Ekzekutiv i Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë. Në vitin 2010 ishte drejtor i Politikave Pranë ASHR-së Tiranë, vitet 2010-2013 ishte drejtor i Shëndetit Publik Tiranë si dhe vitin 2014 e në vazhdim mjek familje/urgjence pranë Qendrës Shëndetësore Kamëz.
Zoti Gecaj ka kryer një sërë kursesh dhe trajnimesh të akredituara, si: trajnim mbi sëmundjen e tuberkulozit (TBC) nga Ministria e Shëndetësisë, trajnim për zhvillimin e fëmijës dhe problemet e shëndetit mendor, kurs trajnimi në konferencat vjetore mbi dhimbjen si dhe kurs trajnimi mbi dhurimin vullnetar të gjakut, organizuar nga QKTGJ dhe ministria e Shëndetësisë.
Në mars, qershor dhe shtator të vitit 2004, zoti Gecaj mori pjesë përkatësisht në seminaret e organizuara nga Caritasi Shqiptar me tema “Urgjenca të kardiologjisë”, “Elemente të etikës dhe biotikës III”, “Parandalimi i vetëvrasjes dhe depresioni”. Edhe gjatë vitit 2005 në muajt mars, shtator, dhjetor, mori pjesë në seminaret e organizuara nga Caritasi Shqiptar me tema: “Astma bronkiale tek adultët dhe trajtimi i infeksioneve të traktit respirator tek të rriturit”, “Dhurimi i Gjakut” në Shqipëri; Çfarë të ardhme?, organizuar nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë “, “Etika e mbështetjes shpirtërore të të sëmurit. Rëndësia e këtij argumenti në kushtet e mjekësisë shqiptare”. Po në vitin 2005 z. Gecaj mori pjesë në trajnimin 6 mujor për Planifikim dhe Menaxhim Shëndetësor organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i shëndetit Publik dhe Universiteti i Montrealit. Trajnimet nga Caritasi Shqiptar nuk do të mungonin as në vitin 2006 përkatësisht në muajt janar, prill, shtator me tema: “Sëmundjet infektive më të shpeshta dhe sëmundjet dermatologjike tek fëmijët”, “Organizimi i Fushatës Elektorale” organizuar nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim dhe zyra Austriake për kooperim dhe zhvillim ne Shqipëri. Po gjatë vitit 2006 ishte pjesë e Konferencës VI Kombëtare me temë “Epidemiologjia e Sëmundjeve të Brendshme organizuar nga Shoqata e Mjekësisë Interne, seminar me temë “Çfarë është bioetika? dhe “Bioetika dhe Aborti” si dhe pjesëmarrjen në takimin shkencor Bazat e Alergjisë organizuar nga Akademia Europiane e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike. Po në tetor të këtij viti është pajisur me certifikatë pjesëmarrje në kursin e kualifikimit “Sisteme të programit dhe kontrollit të menaxhimit në institucionet shëndetësore dhe spitalore”, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Firences. Në vitin 2008 ka kryer kursin e kualifikimit për drejtimin e institucioneve shëndetësore, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Universiteti i Firences dhe Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në vitin 2010 ka marrë certifikatë pjesëmarrjeje për: “Menaxhimi Fondamental i Sistemit Shëndetësor organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Rush University Medical Center Chicago, Ilinois USA. Pas trajnimit të kryer në maj-qershor 2012 mori certifikatë trajnimi për “Mjekësinë e Familjes për Ofruesit e Shërbimit ne Kujdesin Shëndetësor Parësor”, organizuar nga ministria e Shëndetësisë, Universiteti i Tiranës Fakulteti i Mjekësisë dhe International Virtual-Hospital Foundation. Po në nëntor të vitit 2012 mori certifikatë pjesëmarrjeje në konferencën e parë të shkollës doktorale për Evropën Juglindore “Mjekësia Bashkëkohore në Trojet Shqiptare”, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Universiteti i Tiranes dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Tiranë. Pas trajnimit të kryer po në maj 2013 mori certifikatë pjesëmarrje në kongresin e 5-te Eurasia cingress of infectious Diseases si dhe po këtë muaj mori certifikate pjesëmarrje në konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik “Sëmundjet jo të transmetueshme, sfidë për Shëndetin Publik”, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Shëndetit Publik. Zoti Gecaj ka pasur dhe botime të ndryshme. Pjesë e karrierës së z. Gecaj është edhe aktiviteti ndërkombëtar, ku në vitin1992 ishte kryetar i delegacionit studentor shqiptar në Konferencën Ballkanike Sofje, Bullgari. Në vitin 1993 ishte kryetar i delegacionit studentor shqiptar ne Zagreb, Kroaci. Në vitin 1994 ishte pjesë e delegacionit studentor shqiptar në Universitetin e Majncit, Gjermani, dhe po në këtë vit ishte kryetar i delegacionit studentor shqiptar në Itali i ftuar nga Capella Universitare “La sapienza”, ministri i Arsimit, Presidenti Oscar Luigi Scalfaro dhe Shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II.

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>