Doris Pack: Vila e Vlahutinit, një turp!

doris

Një ikonë e Parlamentit Evropian, si Doris Pack, ka denoncuar dje në Tiranë, njollën e turpit që po merr Brukseli, duke mbrojtur një skandal të tillë si Vila e Korrupsionit të Romana Vlahutinit. Ajo kërkoi një hetim të thelluar të skandalit dhe kërkoi të mbahej qëndrim, në mënyrë që përfaqësisë së BE-së në Tiranë t’i kthehej dinjiteti, të cilin e ka humbur, duke u përfshirë në allishverishe personale e pa interes për demokracinë

Alarmi i eurodeputetes: Qeveria nuk ka vullnet të luftojë krimin e organizuar dhe narkotrafikun

Teksa skandali me”Vilën e Korrupsionit” të blerë në rezidencën Rolling Hills për llogari të Romana Vlahutin ka prekur majat në Bruksel, ku media të rëndësishme si NewEurope.eu flasin për shpërdorim fondesh dhe i cilësojnë shpenzimet prej 1.6 milionë eurosh, si të tejfryra, një reagim i ashpër për këtë çështje ka ardhur edhe nga eurodeputetja Doris Pack. Kështu pra blerja pa tender e një vile superluksoze për të përmbushur dëshirat e një të deleguare që duhej të jepte ndihmë në procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare ka shqetësuar tej mase Brukselin dhe akuzat ndaj zyrës së BE-së në Tiranë në qoftë se do të vërtetoheshin do të vishnin me turp ata që vijnë dhe japin leksione antikorrupsion në Tiranë. Pack, e cila është një njohëse shumë e mirë e Shqipërisë, në një prononcim për mediat në Tiranë është shprehur në lidhje me disa çështje të rëndësishme për vendin tonë. Gjatë fjalës së saj ajo është ndalur tek dekriminalizimi, zgjedhjet, korrupsioni dhe largimi i të rinjve, si dhe qëndrimi në lidhje me çështjen e ngritur nga mediat për vilën e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Ajo u shpreh se do të ndihej e turpëruar nëse lajmi për vilën e ambasadores Vlahutin do të ishte i vërtetë, dhe se ky do të ishte turp për të gjithë Bashkimin Europian. “Për të qenë e sinqertë, do ndihesha me të vërtetë e turpëruar nëse ato që thuhen për ambasadoren e BE-së në Tiranë do ishin të vërteta. Nuk e di, por ajo që kam dëgjuar më ka inatosur shumë. Nëse është e vërtetë, është një turp i madh për Bashkimin Europian, sepse ne ju kërkojmë juve të luftoni korrupsionin dhe krimin e nëse dikush prej nesh është me të vërtetë i përfshirë në diçka të tillë, atëhere për ne është një turp i madh”, tha Pack në lidhje me ‘Vilën e Korrupsionit” të Romana Vlahutin.

Alarmi/Ish Eurodeputetja: Qeveria nuk ka vullnet të luftojë krimin e organizuar dhe narkotrafikun/Doris Pack, kryetare e forumit të grave të Partive Popullore Evropiane, e cila ditën e djeshme mori pjesë në një takim të grave demokrate në Tiranë foli hapur për problemet më të ndjeshme të Shqipërisë, që sipas saj po zgjaten e po agravohen për shkak të mungesës së vullnetit të mazhorancës qeverisëse për t’iu dhënë atyre zgjidhje. Pack iu përgjigj gazetarëve në lidhje me dekriminalizimin dhe korrupsionin, duke thënë se ka një mungesë të theksuar vullneti nga ana e mazhorancës për të luftuar kapobandat e narkotrafikut dhe krimit të organizuar. “Kam parë dhe ndjekur me kujdes gjithmonë se çfarë ka bërë qeveria. Ju e mbani mend që kam kritikuar sa herë ka pasur diçka për t’u kritikuar, pavarësisht se kush ka qenë në drejtim të vendit. Sot jam këtu, sepse po diskutojmë situatën e femrave në Shqipëri dhe në rajon. Por jam gjithashtu këtu, sepse ndjej shumë keqardhje për situatën aktuale në Shqipëri. Po e ndjek me kujdes raportimin në media dhe kuptoj se sa e vështirë është situata në Shqipëri. Ajo që kam lexuar dhe ndjekur në media më ka trishtuar. Mendoj se ka mungesë vullneti për sa i përket dekriminalizimit dhe narkotrafikut. Mendoj gjithashtu se ka mungesë shumë të madhe vullneti për të luftuar krimin e organizuar”, tha Pack. Duke reflektuar mbi arritjet e pakta në fushën e drejtësisë dhe reformën e administratës publike, Pack u shpreh se nuk shqiptarët nuk mund t’i besojnë më institucioneve që shpallin të pafajshëm persona që janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërsa për zgjedhjet e qershorit ajo ishte e bindur në kërkesën e saj drejtuar klasës politike shqiptare për të arritur konsensur për një reformë zgjedhore që do të garantonte lirinë votës dhe sigurinë e saj. “E kam ndjekur nga afër reformën në drejtësi dhe shpresoj që kjo reformë të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Keni gjithashtu një reformë në administratën publike dhe as këtu nuk ka ndonjë rezultat të madh. Reforma zgjedhore do duhet të arrihet dhe miratohet para zgjedhjeve të ardhshme. Duhet të jenë zgjedhje në kuptimin e vërtetë të fjalës. Më vjen me të vërtetë keq kur kam parë se në ditët e fundit, personat që janë dënuar me dënim të përjetshëm apo burgim 25 vjet, janë liruar si pa të keq. Nuk arrij ta kuptoj si mund të ndodhë diçka e tillë”, u shpreh ajo. Pack dha një qëndrim personal për çështjen e ngritur nga mediat mbi rezidencë në “Rolling Hills” të blerë nga BE posaçërisht për  ambasadoren Romana Vlahutin, duke u shprehur se nëse akuzat vërtetohen ky do të ishte një turp i madh për unionin. “Për të qenë e sinqertë, do ndihesha me të vërtetë e turpëruar nëse ato që thuhen për ambasadoren e BE-së në Tiranë do ishin të vërteta. Nuk e di, por ajo që kam dëgjuar më ka inatosur shumë. Nëse është e vërtetë, është një turp i madh për Bashkimin Evropian, sepse ne ju kërkojmë juve të luftoni korrupsionin dhe krimin dhe nëse dikush prej nesh është me të vërtetë i përfshirë në diçka të tillë, atëherë për ne është një turp i madh”, deklaroi Pack. Në përfundim të fjalës së saj përfaqësuesja e PPE tha se ndihet shumë e trishtuar kur sheh se sa e lartë është papunësia për të rinjtë dhe se është rritur numri i atyre që shohin si opsion mbijetese largimin nga vendi. Pack ishte më se e qartë kur deklaroi se largimi drejt Gjermanisë SHBA-ve apo çdo vendi tjetër është më se i kuptueshëm prej saj pasi në Shqipëri, pavarësisht sa i bukur është ky vend nuk ofrohen mundësi punësimi. Duke iu drejtuar politikanëve shqiptarë ajo tha se ka shumë gjëra për t’u bërë për vendin, për të rinjtë, por edhe për femrat në mënyrë që të hapen vende të reja pune dhe setek ky qëllim duhet të fokusohen të gjithë politikanët, dhe jo të fokusohen te xhepat e tyre. “Shumë të rinj janë larguar nga vendi juaj sepse nuk shohin asnjë të ardhme nëse qëndrojnë këtu. I bëj thirrje qeveritarëve që të ndihmojnë dhe të ndryshojnë këtë situatë. Nuk mund të ketë qëllim më të mirë për një politikan, sesa t’i shërbejë të rinjve në mënyrë që ata të kenë një të ardhme më të mirë. Prandaj, ju duhet të krijoni vende të reja pune. Por nëse sistemi i drejtësisë dhe pronësia nuk është e qartë, atëherë kush do investojë këtu? Nëse askush nuk investon nuk do ketë vende pune. E di që ju doni të kopjoni atë që Gjermania apo Holanda kanë bërë me sistemin e arsimit profesional, por nëse nuk keni fabrika, nuk mund të bashkëpunohet midis arsimit profesional dhe ndërmarrjeve, atëherë çfarë do ndodhë? Ju e dini që mua më pëlqen Shqipëria, më pëlqen peizazhi, më pëlqejnë njerëzit, mikpritja juaj dhe shpresoj që ju të keni mundësinë ta bëni një vend me të vërtetë demokratik dhe një vend i cili lulëzon përherë e më shumë. Faleminderit!”, nënvizoi Doris Pack në fund të fjalës së saj.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>