1987/Internimi i Havzi Nelës pas 20 vjetësh burgim

Diel, 10 June 2018 17:53
Faksimile e pjesshme e vendimit të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve Faksimile e pjesshme e vendimit të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve

Nga Kastriot Dervishi

Pas gati 20 vjetësh burgim, Havzi Nela doli nga burgu më 19 dhjetor 1986. Pas disa muajsh liri, autoritetet komuniste vendosën t’i heqin lirinë në një formë tjetër, nëpërmjet internimit.

Komisioni Qendror i Internimit e Dëbimit pranë Këshillit të Ministrave, me vendimin nr.16, datë 26.9.1987, vendosi të internojë Havzi Nelën me motivacionin:

“Në vitin 1967 Havziu së bashku me gruan e tij është arratisur në Jugosllavi e pas 10 ditëve është kthyer nga pala jugosllave dhe është dënuar me 15 vjet heqje lirie. Në vitin 1975 është dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë armiqësore dhe është liruar në vitin 1986. edhe pas daljes nga burgu, nuk mban qëndrim të mirë e bën lëvizje të dyshimta në afërsi të fshatrave kufitare. Ai është shprehur: “Unë sa të dal nga burgu do të arratisem jashtë shtetit dhe para se të arratisem do të vras dy kuadro që janë bërë sebep për të më futur në burg.

Të internohet për 5 vjet kohë në fshatin Arrën të Rrethit Kukës.

Afati i internimit i fillon më datën 26 shtator 1987 dhe i mbaron më 26 shtator 1992”.

Nga kushtet e këqija të internimit, Havzi Nela u përpoq të largohej. Pikërisht këtu luhet edhe drama e fundit e jetës së tij.  

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!