1988/Letra e ankuese Havzi Nelës për Gjykatën e Lartë: Kërkoj drejtësi

Tuesday, 12 June 2018 18:23

Nga Kastriot Dervishi

Në sistemin e drejtësisë komuniste, në jo pak raste hasen mbiemra hetuesish, prokurorësh apo gjyqtarësh si: Helmi, Speci, Bandilli, etj. Pas dhënies së vendimit të shkallës së parë, Havzi Nela iu drejtua Gjykatës së Lartë. Kërkesa është dinjitoze, pa elemente të tjera që njeriu edhe mund t’i bëjë në kushtet e humbjes së jetës.

Me vendimin nr.85, datë 16.7.1988 Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Fehmi Abdiu (kryetar, relator) dhe Fatmira Laskaj e Lili Robo (anëtarë), duke pasur pranë prokurorin Skënder Breca, la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Ankesa ka këtë përmbajtje:

Ankim – Penal kundër vendimit të Gjykatës Popullore të Rrethit Kukës për veprat terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje në bazë të neneve 50/1, 31/a, 47/gj dhe 11 e 31/a, 2245 e 31/a jam dënuar me vdekje në litar.

Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Tiranë.

Unë jam gjykuar nga Gjykata e Rrethit Kukës për veprat: terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje. Në bazë të neneve 50/1

dhe 31/a, 47/gj dhe 11 e 31/a, 224 e 31/a, jam dënuar me vdekje në litar. Unë nuk jam dakord me vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës për këto arsye: Kur kam ikur nga vendi i internimit nuk jam nisur për t'u arratisur, por për të vrarë veten. Nga ana e Gjykatës jam rënduar më tepër se sa kam bërë faj. Deponimet e dëshmitarëve nuk janë të vërteta, pjesërisht, qoftë për tradhti ndaj atdheut, qoftë për tentativë për vrasje për policin. Thëniet e Islam Gurit, që është operativ i zonës, sikur i kam thënë se do të arratisem, nuk janë të vërteta.

Unë për qëllim për me vra policin nuk kam pasur, por në tronditje e sipër, duke tentuar të vras veten, kam shtjerë pa adresë dhe kam qenë ulur. Kam bërë vetëm një shkrepje dhe jo siç del në seancën gjyqësore, sepse herën e dytë nuk ka punuar revolveri, sepse nuk sillej mulliri. E përsëris edhe një herë, se nga vendi i internimit kam ikur sepse doja të vrisja

veten dhe, para se të kryeja këtë veprim doja që të takoja nënën. Unë i kërkoj Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të më japë drejtësinë që më takon.

Ankuesi

Havzi Nela

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!